Mori 9.93 në Fizikë, maturanti kërkon të shohë tezën: Dua të shikoj ku gabova, ndoshta kërkoj rivlerësim

29 Qershor 2023, 19:07| Përditesimi: 29 Qershor 2023, 22:26

  • Share

Jo vetëm maturantët që do të kërkojnë rivlerësim teze të provimeve kanë aplikuar për të marrë kopje testi në platformën e- Albania, por  edhe ata që duan të njihen me gabimet. Drini Dalipaj është një ndër maturantët ekselentë e gjimnazit ‘Qemal Stafa. Matematikën dhe Anglishten në maturë e mori 10.0, Gjuhë-letërsinë 9.72, ndërsa lëndën me zgjedhje Fizikë 9.93.

I bindur se mund të kishte marrë vlerësim akoma më të lartë, por nisur edhe nga kurioziteti për të pare se ku gaboi që s’mundi të marrë notën10.0, ai ka kërkuar të shohë tezën.

“Pavarësisht se kam dal shumë mire, mendoj se do ishte më  mire ta dija se ku e kam bërë gabimin ose për të konstatuar nëse ka nevojë për rivlerësim”.

Kopja e tezës së matures është vetëm hapi i parë i nisjes së procedurave për rivlersim. Por Drini fillimisht dëshiron të ballafaqohet me veten dhe gabimet e tij ndërsa më tej së bashku me një komision të posaçëm me mësues do të vlerësohet nëse provimi i tij do të dërgohet për rivlerësim.

Drini thotë se do të tërhiqet nga rivlerësimi I tezës nëse ka gabuar tek përgjigjet e pyetjeve alternative.

“Mendoj se është e rëndësishme që ta shoh për t’u përmirësuar e për të dal sa më mire. Të gjitha I kam bërë shumë mire dhe tek skema e vlerësimit duhet të kemi parasysh që mund të ketë disa zgjidhje për një ushtrim. Kur flasim për fizikë dhe matematikë duhet të kemi parasysh se ka disa rrugë zgjidhje. Mendoj që unë një ushtrim e kam bërë në një rrugë tjetër dhe prandaj dua ta shoh tezën nëse kam bërë ndonjë gabim apo lapsus , apo diçka tjetër. Dua ta shoh tezën. Nuk e di”, thotë ai.

Në zbatim të rregullores së re të Maturës Shtetërore maturantët për here të pare mund të kërkojnë rivlerësim. Por jo çdo maturant që do të dojë rivlerësim teze, do të mund ta kryejë këtë procedurë. Do të jetë maturanti, por dhe vlerësimi nga një komision i posaçëm mësuesish që do të vendosin nëse teza duhet t’i nënshtrohet rivlerësimit apo jo. Procesi tha ministrja e arsimit Kushi, pas mbledhjes së qeverisë nuk do të sjell vonesa në përzgjedhjen e degëve universitare. 11600 maturantë kanë bërë kërkesë për të parë tezën në platformën e -Albania.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shurupi: 29/06/2023 23:56

    Kjo është e tepërt! Duket që kemi të bëjmë me ego të sëmurë. Një nxënës i këtij niveli e ka kuptuar ku ka gabuar kur ka parë zgjidhjet të cilat janë publikuar.

    Përgjigju
  • Sunny tirana: 29/06/2023 19:17

    Bravo! Talent, pune dhe bindje. Keta jane e ardhmja.

    Përgjigju
    • Beqir: 03/07/2023 17:07

      Ja ke fut kot plako. E ardhmja habe ata qe shkojne mbrapa partive????

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?