14 ditë pas dozës së parë të vaksinës, Pëllumb Pipero rezulton pozitiv me COVID! Rasti i parë në Shqipëri, por jo i vetmi në botë

27 Janar 2021, 10:59| Përditesimi: 27 Janar 2021, 21:05

  • Share

TIRANË- Mjeku Pëllumb Pipero ka rezultuar pozitiv me COVID-19, 14 ditë pasi mori dozën e parë të vaksinës. Lajmi konfirmohet nga burime për Report Tv, në një kohë që Pipero ishte në pritje për të marrë dozën e dytë pas pak ditësh. Testin e ka bërë një ditë më parë, ku ka rezultuar pozitiv, ndërkohë që për një konfirmim do të bëjë sërish tampon pas 72 orësh.

Theksojmë që kjo nuk është hera e parë që ndodh. Raste të tilla të ngjashme, pra që infektohet me COVID pas marrjes së vaksinës, janë regjistruar edhe në shtetet e tjera të botës. Sipas Ekspertëve të Shëndetësisë, kjo ndodh pasi anti-trupat nuk janë aktivizuar ende, pasi është e domosdoshme marrja e dozës së dytë. Sipas tyre, do  të duhen shtatë ditë nga marrja e dozës së dytë të vaksinës që një person të jetë i mbrojtur ndaj virusit.

Nëse Pipero do të rezultojë pozitiv deri më 1 shkurt, atëherë kur është planifikuar që të merret doza e dytë për të vaksinuarit e ditës së parë, ai nuk do duhet të bëjë. Kjo pasi është e ndaluar që të infektuarit me COVID të bëjnë vaksinën.

Pipero ishte në listën e 4 personave të parë që morën ‘live’ dozën e parën të vaksinës, mes të cilëve ishte profesoreshë Najada Çomo, kryeministri Edi Rama dhe profesor Tritan Kalo. Vaksinimi nisi zyrtarisht më 11 janar në Shqipëri me vaksina të Pfizer të dhuruara nga një shtet mik, për të cilin Rama zgjodhi që të mos e zbulonte. Ndërkohë, vendi ynë është në pritje të 500 mijë dozave të vaksinës të siguruara nga marrëveshja me kompaninë Pfizer.

Pëllumb Pipero gjatë bërjes së vaksinës në ‘Air Albania’

Ora 21:04
U infektua me COVID 14 ditë pas bërjes së vaksinës, Pipero: Jam pacient i veçantë, i infektuar pasi jam vaksinuar! Doza e parë nuk ofron mbrojtje, duhet të ruhemi

Mjeku Pëllumb Pipero ka folur për herë të parë pasi ishte infektuar me COVID-19, 14 ditë pasi bëri dozën e parë të vaksinës. Pipero pasi felenderon të gjithë personat që i kanë uruar shërim të shpejtë, shprehet se kjo tregon se të gjithë duhet të mbrohen pasi kanë bërë dozën e parë të vaksinë,njësoj si ata që se kanë bërë vaksinën,pasi antitrupat fitohen vetëm pas dozës së dytë. Pipero shprehet se rasti i tij po gjurmohet nga kolegët në ISHP, ndërsa thekson se ai tashmë nga shërues është kthyer në pacientë, një pacient i veçantë për faktin se është infektuar pasi u vaksinua. 

“Me ndodhi dhe mua! Nga dje ne mesdite edhe une si mjaft kolege te mi rezultova pozitiv me Sars Cov 2 (Covid 19), dhe tani ndodhem ne kushte shtepie me trajtim mbeshtetes. Per shkak te situates shendetesore, edhe pse me simptoma te lehta, por edhe te ngarkeses psikologjike normale ne kete situate, e kam pasur te pa mundur te ndjek njoftimet e mediave, te cilat i falenderoj pa perjashtim, duke ju kerkuar ndjese pa fund qe nuk e kam pasur te mundur ti pergjigjem interesimit te tyre shume profesional dhe njerezor. Jam i sigurt qe kam mirekuptimin e tyre ne kete situate.

Falenderoj dhjetra miq, nuk e dija qe kisha kaq shume, qytetare, kolege dhe politikane qe me kane telefonuar e uruar sherim te shpejte, duke me ofruar dhe ndihme te pa kursyer nese situata shendetesore do e kerkoje. Nje mik gazetar e  kishte krahasuar Covid 19 me nje "rulete ruse", dhe eshte krahasim i gjetur, po kaq e vertete eshte edhe perpjekja mbinjerezore e bluzave te bardha kudo ne bote, edhe ne Shqiperi, qe jeten e pacienteve te semure me Covid 19 te mos e leme ne "dore te fatit rulet ruse", por ti mjekojme e sherojme.

Une kam mjekuar me qindra qytetare deri tani, por tashme jam pacient, dhe nje pacient i veçante, i veçante per faktin se une jam infektuar pasi jam vaksinuar. Dhe ky fakt shtron mjaft pikpyetje, nje pjese e te cilave me ndihmen e kolegeve ka mare pergjigje qe sot, nje pjese presin pergjigje, ndaj se bashku me koleget e Institutit te Shendetit Publik po punojme per investigimin e rastit tim me te gjitha aspektet dhe se shpejti besoj do kemi nje pergjigje te plote. Rasti im nuk eshte dhe nuk do te jete i vetmi, por ne vendin tone ndoshta eshte i pari, pasi raste te tilla jane raportuar ne shume vende te botes, vecanerisht me Izrael, ku eshte vaksinuar me shume se 30% e popullsise, dhe kjo ndodh e mund te ndodhe mbas marjes se dozes se pare te vaksines, pasi duhen se paku 2 jave te filloje prodhimi i antitrupave,(per  hir te se vertetes analizat serologjike te bera ne disa laboratore, perfshire dhe Laboratorin Virologjik te ISHP konfirmojne IgG pozitive ne rastin tim) dhe ne fund te javes se trete niveli i imunitetit arrin 70-80%, e nje jave pas dozes se dyte mbrojtja eshte e sigurte dhe maksimale. Ndaj eshte shume e nevojshme qe pas dozes se pare te vaksines te vazhdojme te kemi te njejtin kujdes si cdo person i pa vaksinuar. Kjo keshille vlen per te gjithe, sot per bluzat e bardha ne proces vaksinimi, dhe neser edhe per qytataret deri ne marjen e dozes se dyte te vaksines. Duke ju falenderuar te gjitheve, shpresoj dhe lutem ta kaloj sa me lehte kete sprove te veshtire, dhe besoj fort se do kem dhe mbeshtetjen dhe lutjet tuaja! Falemnderit

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • lela: 27/01/2021 21:28

    Genjeshter e rradhes , ti nuk je prekur fare , por don qe Shqiptaret te bejne ne mase 2 vaksinat .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?