VLORË-Një makinë ka marrë flakë në orët e para të mëngjesit të sotëm në Vlorë. Mësohet se makina është djegur gjatë ecjes si pasojë e një shkëndije elektrike në Lungomare.
Si pasojë mjeti është djegur plotësisht për pak minuta. Nga flakët fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Policia është duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Komento