Ndihmoi dajën për të vrarë Hekuran Billën për hakmarrje, gjykata 'kyç' në burg pa afat të riun nga Dukagjini

21 Qershor 2020, 11:09| Përditesimi: 21 Qershor 2020, 13:28

  • Share

TIRANE-Gjykata ka lënë në burg pa afat Sebastian Malin, i arrestuar së bashku me dajën e tij Viktor Marku për vrasjen e Hekuran Billës. Seanca u zhvillua paraditen e sotme pa praninë e medias, me dyer të mbyllura. Avokati i tij, Ilir Murati kërkoi lirimin nga qelia me pretendimin se klienti i tij nuk ka lidhje me ngjarjen, por gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë duke e lënë në qeli.

Mali përpara grupit hetimor u shpreh pas arrestimit se ka qenë duke kaluar në zonë për qejf dhe se nuk është përfshirë në atentatin ndaj 40-vjeçarit. "Isha në zonën afër vendit të ngjarjes sepse shkoja shpesh për të bërë pazar në qendër (Qendra Kristal) dhe shikoja një vajzë që dhe ajo vinte shpesh aty" mësohet se ka thënë ai.

Por kush ishte roli i tij? Report Tv publikoi një video që ka zbuluar autorët. Mali u identifikua nga kamerat e sigurisë te kryqëzimi i Komunës së Parisit në rrugën që të çon te Qendra Tregtare. Sebastian Mali mësohet se vëzhgoi lëvizjet e shënjestrës. Ai e priti te kryqëzimi që të çon te qendra tregtare dhe në momentin që Hekuran Billa futet, i riu akuzohet se ka sinjalizuar atentatorët që dy minuta më pas e ekzekutuan.

Dy ditë më parë u arrestua Viktor Marku, i cili është i akuzuari kryesor i policisë që ka qëlluar mbi Billën, pasi ky i fundit në 2006 në Angli i vrau vëllanë, Prel Markun. Atentatin Viktor Marku e organizoi së bashku me nipin dhe persona të tjerë që janë në kërkim dhe më pas u largua në Mal të Zi, por u arrestua dhe iu dorëzua policisë shqiptare. Report Tv zbardhi dosjen me të gjitha lëvizjet e Viktor Markut (lexo këtu).

1592480356_sebastianmali.jpg

Sebastian Mali

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?