Momenti kur Diego Costa fyen arbitrin

Sport

Mori karton të kuq pas fyerjeve të rënda, ja çfarë i tha Costa arbitrit

7 Prill 2019, 12:48| Përditesimi: 7 Prill 2019, 12:51

  • Share

Diego Costa nuk befasoi aspak kur në ndeshjen me Barcelonën u largua me karton të kuq. Ajo që bëri më shumë përshtypje ishte minuta kur ndodhi episodi si dhe arsyeja.

Në fakt ishte një ofendim i rëndë ndaj arbitrit dhe jo përplasjet me kundërshtarët ato që sollën kartonin e kuq për sulmuesin braziliano-spanjoll. Ai në minutën e 28 la ekipin me 10 lojtarë pasi sipas mediave spanjolle ka lëshuar gojën ndaj zyrtarëve të ndeshjes.

Konkretisht Costa mësohet t’i jetë drejtuar arbitrit me fjalët: “Çfarë p***** e nënës ke?”

Për protesat ndaj kartonit të kuq, u ndëshkuan me të verdhë edhe dy futbollistë të tjerë të Atletico-s, Diego Godin e Gimenez.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?