Makina e aksidentuar

Kronikë
Top 24

Mori makinën fshehurazi dhe u përplas me pemën, vdes pas 3 ditësh 13-vjeçari nga Lezha

1 Prill 2019, 22:18| Përditesimi: 1 Prill 2019, 22:41

  • Share

Ndërron jetë në spitalin e Traumës në Tiranë 13-vjeçari Jurgen Ndreca, i cili u aksidentua pasditen e se premtes në lagjen 'Nënë Tereza" të qytetit të Lezhës.

13-vjeçari humbi kontrollin e makinës që po drejtonte dhe u përplas me një pemë. Në aksident u plagos dhe një 16-vjeçar që udhëtonte me 13-vjeçarin i cili kishte marrë makinën pa dijeninë e prindërve.

Goditja ka qenë e fortë duke sjellë dëmtime të shumta të automjetit, ndërsa të plagosurit u nisën drejt Tiranës, teksa njëri sot ndërroi jetë.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?