Kronikë

Elbasan/ Mori me forcë varësen e floririt dhe ia mbathi, pranga 32-vjeçarit (VIDEO)

11 Qershor 2019, 12:17| Përditesimi: 11 Qershor 2019, 12:21

  • Share

Një 32-vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit pasi akuzohet se ka vjedhur me dhunë tre varëse floriri. Ai u ndalua nga policia pasi i mori me forcë varësen nga qafa një kalimtareje.

Nga hetimet e kryera rezulton se ai është autor i dy vjedhjeve të tjera me dhunë të ndodhura përgjatë dy muajve të fundit në lagjet “Luigj Gurakuqi" dhe "5 Maji" në Elbasan.

Policia njofton se po punon për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë bërë nga ky person, si dhe identifikimin e bashkëpunëtorëve të tij.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?