Xhudistja Distria Krasniqi i solli Kosovës medaljen e dytë të artë në Lojërat Olimpike ‘Tokio 2020’, pas asaj të Majlinda Kelmendit në ‘Rio 2016’. Trumifi i Distria Krasniqit ka tëhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare si Washington Post, Reuters e Associated Press.
Në një lajm të dedikuar posaçërisht për Krasniqin, Reuters shkruan se Kosova ka fituar medaljen e parë të artë në xhudo.
“Xhudistja kosovare Distria Krasniqi fitoi medaljen e artë në kategorinë -48 kg për femra në Lojërat Olimpike të Tokios të Shtunën, duke mundur rivalin japonez Funa Tonaki në finale”, shkruan Reuters.
Ndërsa Associated Press shkruan se Krasniqi fitoi medaljen e dytë të artë për Kosovën duke privuar kështu nga medalja Japoninë.
“Distria Krasniqi nga Kosova mundi Funa Tonaki në finalen olimpike të xhudos për femra, duke privuar Japoninë nga medalja e saj e parë dhe fitoi medaljen e dytë olimpike të Kosovës”, shkruan Associated Press.
Ndërsa për Washington Post kjo ditë ka qenë një festë për të gjithë Kosovën, pasi Distria Krasniqi fitoi medaljen e dytë të artë për vendin e Ballkanit Perëndimor që u bë i pavarur vetëm 13 vite më parë.
“E gjithë Kosova festoi të Shtunën pasi Distria Krasniqi fitoi medaljen e artë Olimpike në xhudo në kategorinë 48 kilogramë, Krasniqi fitoi medaljen e dytë për vendin e vogël të Ballkanit Perëndimor që u bë i pavarur vetëm 13 vjet më parë. Krasniqi mundi Funa Tonaki nga Japonia në finalen e xhudos për për femra në Lojërat Olimpike të Tokios”, shkruan Washington Post.
Ditën e djeshme Xhudistja nga Kosova, Distria Krasniqi ka fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike në kategorinë 48 kilogramë. Sportistja 25-vjeçare mposhti në finale vendesen nga Japonia Funa Tonaki, duke siguruar medaljen e dytë të artë në Lojrat Olimpike për Kosovën.