Rovena Voda

Mori një arkë me peshk, 2 mijë euro dhe një celular për një vend pune, SPAK dërgon për gjykim ish-zv.ministren Rovena Voda dhe dy të tjerat

13 Janar 2022, 15:55| Përditesimi: 13 Janar 2022, 16:16

  • Share

SPAK ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionin ish zv.ministren e Brendshme Rovena Voda, Majlinda Hasani dhe Florida Beu, pasi akuzohen për "Ushtrim të ndikimit të paligjshëm" për punësimin në Ministrinë e Brendshme.

Sipas SPAK Rovena Voda ka pranuar dhe ka marrë përfitime monetare dhe përfitime materiale të padrejta nga të pandehurat Majlinda Hasani dhe Florida Beu. Këto përfitime janë marrë nga Voda që të ndikonte tek persona të tjerë që ushtrojnë funksione publike, për të favorizuar në mënyrë të padrejtë të pandehurën Florida Beu, në mënyrë që kjo e fundit të emërohej punonjëse në shërbimin civil në kategorinë ekzekutive.

Rovena Voda ra në 'rrjetën' e SPAK nga përgjimet që kishin për prokurorin e Kukësit, Edmond Karriqi, i cili u arrestua në Kavajë nën akuzën e korrupsionit.

Nga hetimet e kryera nga SPAK, nga përgjimet rezultoi se Rovena Voda ka pranuar nga avokatja Florida Beu 2 mijë euro, një telefon dhe një arkë me peshk për punësimin e saj në Ministrinë e Brendshme, por që në fund procedura mbeti në mes.

Sipas dosjes hetimore Majlinda Hasani ka luajtur rolin e sekseres për të lidhur Florida Beun me ish-zv.ministren. Marrja e eurove dhe të mira materiale janë filmuar, përgjuar dhe fotografuar nga SPAK, ndërsa ato janë marrë në momente të ndryshme dhe jo të gjitha njëherësh.

Për ngjarjen Rovena Voda, Majlinda Hasani dhe Florida Beu janë në ‘arrest shtëpie’ pasi akuzohen për veprën penale "Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike", ndërsa i janë dërguar sot GJKKO-së për gjykim.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Loni: 13/01/2022 20:42

    Jo mo Jo me arkera me peshq tani Po court per gjykim edhe me 2000 euro!? Wow cfare arritje...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?