Shoferi i autobusit të linjës së Unazës, Agron Xhafa që shkaktoi aksidentin me 10 makina në mes të Tiranës është lënë në ‘arrest shtëpie’. Sipas dëshmisë së 63-vjeçarit, në momentin e përplasjes masive, humbi vetëdijen. Gjatë marrjes në pyetje ai tregoi se vuan nga sëmundje të diabetit dhe tensionit.
Aksidenti i shumëfishtë ndodhi mesditën e 27 shkurtit duke lënë 9 të plagosur ndërsa për fat nuk pati asnjë jetë të humbur. Autobusi i transportit publik të linjës së Unazës, është përplasur zinxhir me disa automjete pranë “Urës së Tajvanit”.
Sipas videos nga kamerat e sigurisë që Report Tv disponon, autobusi ka përplasur fillimisht një "Audi" dhe më pas ka marrë përpara disa makina. Madje për mrekullisht ka shpëtuar edhe një këmbësore në trotuar.
Agron Xhafa mbeti edhe vetë i dëmtuar, por pas testit të kryer nga policia në spital, nuk ka qenë nën efektin e alkoolit. Ashtu si ai, edhe drejtuesit e tjerë të makinave që u përfshinë në aksident, nuk kanë rezultuar pozitiv në testin e alkoolit që efektivët e policisë rrugore u bënë. Përveç shhoferit, mes të plagosurve, 2 janë vajza, 35 dhe 31 vjeç dhe 2 shoferë të makinave të përplasura dhe 4 pasagjerë të tjerë.
Fati largoi edhe tragjedinë që mund të ndodhte tek stacioni i autobusit, por që për mrekulli nuk dëmtoi asnjë qytetar që mund të ketë qenë duke pritur.
Si ka mundesi qe nje Person me at moshe qe ka, dhe me probleme serioze shendetesore te drejtoje autobuzin mjet publik.damet qe ka ba ti paguaj ai qe e ka fut aty.
Përgjigju