GJKKO ka dënuar ish-kreun e IMT Elbasan, Andri Mehja me 2 vite burg për korrupsion që i konvertohet në 4 vite shërbim prove, pasi mori para për të favorizuar një ndërtim pa leje.
Sipas njoftimit të GJKKO, ish-kreut të IMT Elbasan i ndalohen funksionet publike për 5 vite. Andri Mehja, akuzohet për “korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, pasi akuzohet se i ka marrë para një qytetari për ta favorizuar për një ndërtim pa leje.
Po ashtu, GJKKO ka dënuar me 3 vite burg për korrupsion edhe Gentian Bakon, punonjës i INUV në Elbasan, dënim i cili i konvertohet në 4 vite shërbim prove.
'Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Bib Ndreca, Erjon Bani dhe Rudina Palloj, me vendimin Nr. 32, datë 25.04.2025 vendosi: 1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Andri Mehja, për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 259 paragrafi i dytë dhe 25 të K.Penal, dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim. 2. Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, i ulet 1/3 e dënimit duke u dënuar i pandehuri përfundimisht me 2 (dy) vite burgim. 3. Në aplikim të neneve 30/1, 35, të Kodit Penal, dhënien e një dënimi plotësues, heqjen e së drejtës për të pandehurin Andri Mehja, për të ushtruar funksione publike, për 5 (pesë) vjet. 4. Bazuar në nenin 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të mëtejshëm të vendimit me burgim për të pandehurin Andri Mehja, duke u detyruar që të mbajë kontakte me zyrën vendore të Shërbimit të Provës Elbasan.
Vënia në provë e të pandehurit për një periudhë kohe prej 4 (katër) vitesh, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale. 5. Në zbatim të nenit 61 të Kodit Penal, detyrohet i pandehuri që gjatë kohës së provës: a). T’i përgjigjet thirrjeve dhe kërkesave të Zyrës Vendore të Shërbimit të Provës; b). Të marrë pëlqimin në Zyrën Vendore të Shërbimit të Provës për ndryshimin e vendbanimit. 6. Në bazë të nenit 389 të K.Pr.Penale, urdhërohet heqja e masës së sigurimit “Arrest në burg” caktuar me vendimin Nr. 53 datë 29.05.2024, të Gjykatës së Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke urdhëruar lirimin e menjëhershëm të tij nga ambjentet e paraburgimit nëse nuk mbahet për ndonjë masë tjetër sigurimi apo dënim penal. Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; gjykata.gov.al
Deklarimin fajtor të të pandehurit Gentian Bako, për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 259 paragrafi i dytë dhe 25 të K.Penal, dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim. 8. Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, i ulet 1/3 e dënimit duke u dënuar i pandehuri përfundimisht me 2 (dy) vite burgim. 9. Bazuar në nenin 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të vendimit me burgim për të pandehurin Gentian Bako, duke u detyruar që të mbajë kontakte me zyrën vendore të Shërbimit të Provës Elbasan.
Vënia në provë e të pandehurit për një periudhë kohe prej 4 (katër) vitesh, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale. 10. Në zbatim të nenit 61 të Kodit Penal, detyrohet i pandehuri që gjatë kohës së provës: a). T’i përgjigjet thirrjeve dhe kërkesave të Zyrës Vendore të Shërbimit të Provës; b). Të marrë pëlqimin në Zyrën Vendore të Shërbimit të Provës për ndryshimin e vendbanimit. 11. Në bazë të nenit 389 të K.Pr.Penale, urdhërohet heqja e masës së sigurimit “Detyrim për tu paraqitur në Policinë Gjyqësore” caktuar me vendimin nr.111, datë 03.09.2024, të Gjykatës së Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar', thuhet në vendim.
Hetimet për ish-kreun e IMT Elbasan nisën në vitin 2024, ndërsa SPAK thotë se më 15 prill Mehja kishte firmosur një vendim për prishjen e objektit pa leje, një tendë në fshatin Katund i Ri në Bradashesh. Ndërkohë, po ashtu ish-kreu i IMT kishte vendosur edhe gjobë ndaj qytetarit në vlerën 500,000 lekëve. Por, SPAK zbuloi se ish-kreu i IMT ka marrë ryshfet në vlerën 250,000 lekë me qëllim që qytetarit t’ia ulë vlerën e gjobës për ndërtim pa leje nga 1,750,000 lekë në 500,000 lekë.
Komente

O gjykate e kalbur si mund te konvertohet denimi nga burg ne sherbim prove dikujt qe eshte akoma ne arrati dhe nuk eshte dorezuar?!!!Cfare drejtesie jeni ju ….Ju jeni njesoj per mos thene me keq sec keni qene para Vetingut!!!!
Përgjigju