Arbër Hoxha

Mori pasaportën shqiptare, Dinamo e Zagrebit ofron 1 milionë euro për sulmuesin që 'u pikas' nga Sylvinho

8 Dhjetor 2023, 12:20
  • Share

Arbër Hoxha po bën mirë me Slaven Belupo në elitën e futbollit kroat. Sulmuesi anësor këtë sezon ka shënuar tre gola dhe ka asistuar po tre herë, teksa shpejtësia dhe driblimet janë arma e tij më e fortë.

Në Kroaci bëjnë me dije se gjigantët e Dinamos së Zagrebit janë gati të ofrojnë 1 milionë euro për kartonin e tij, duke e marrë nga Belupo. Me kontratë deri në janarin e 2027, duket se Belupo mund të prishë mendjen nga oferta e majme dhe 25-vjeçari shqiptar do rikthehej në Zagreb, këtë herë jo me Lokomotivën.

I dalë nga moshat e Prishtinës, Hoxha ka luajtur edhe me Ballkanin dhe në verën e 2021 kaloi në Kroaci për llogari të Lokomotivës së Zagrebit dhe më pas te Slaven Belupo.

Sulmuesi anësor ka luajtur tre ndeshje me Kosovës, teksa së fundmi është pajisur edhe me pasaportën shqiptare, duke u përfolur se trajneri i Kombëtares, Sylvinho kishte interes për ta afruar te Shqipëria.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?