TIRANË- Futbollisti i Tiranës, Cobbina, është dënuar me 100 orë punë me interes publik, nga Gjykata e Tiranës, pasi ishte nën hetim për falsifikim të lejes së qëndrimit.
Cobbina ka qenë vetë i pranishëm në seancë, dhe teksa pranuar dënimin, ka deklaruar se ai është i pafajshëm sepse nuk ka pasur dijeni. Pala mbrojtëse ka kërkuar pafajësinë duke shtuar se do ta çojë çështjen në Gjykatën e Apelit.
Edhe pse Cobbina ishte në akuzë për falsifikim të lejes që qëndrimit, presidenti Ilir Meta në shkelje flagrante të ligjit i dha atij nënshtetësinë, me një procedurë të përshpejtuar brenda 8 orësh, pa kryer verifikimet e duhura, e duke thelluar kështu skandalin me dhënien e nënshtetësisë. Më herër Report TV ka zbardhur më herët dosjen e plotë penale të futbollistit.
Referuar dosjes penale me numër 5165 qe Shqiptarja.com ka siguruar, futbollisti nga Gana është kapur nga policia në 6 qershor 2019 me dokumente të falsifikuara. Ai po nisej me avioni nga Shqipëria drejt Turqisë. Gjatë kontrollit, policia kufitare në Rinas ka konstatuar se viza njëvjeçare e tij kishte skaduar që me 15 janar 2019, ndërsa i kërkoi nëse kishte një leje qëndrimi.
Cobbina i paraqiti një leje qëndrimi me numër 138564, lëshuar nga Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit në Tiranë, në 15 dhjetor 2018 dhe vlefshme deri 15 shkurt 2019. Por, në lejen qëndrimit në emrin e tij , që edhe ajo kishte skaduar, ishte shënuar një numër pasaporte, i cili nuk i përkiste Cobbina, por një personi të tjetër, konkretisht Junior Yunus Sentamu, të cilit i ishte refuzuar leja e qëndrimit në Shqipëri për mungesë dokumentacioni. Policia e kishte bllokuar lejen e qëndrimit si të falsifikuar, pasi i përkiste dikujt tjetër, por që kishte foton e ganezit.
Leja e qëndrimit e falsifikuar
Futbollisti afrikan Winful Cobbinah largohet nga klubi kryeqytetas pasi u dënua me 100 orë pune nga Gjykata e Tiranës, e cila e shpalli fajtor për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve. Sipas mediave në Ganë, futbollisti do të transferohen në një skuadër tjetër. Tentativat për largimin e tij kishin nisur para vendimit të dënimit, ndaj dhe kalimi në klubin e huaj nuk do të ndikohet nga vendimi i Gjykatës së Tiranës. Ndërkohë, burme nga Klubi i Tiranës mohojnë largimin e futbollistit, por thonë se është shumë i shqetësuar për vendimin e gjykatës.
Keqardhje për cobinahn,pasi është viktimë e mashtruesve e fallsifikatorve në Shqipëri,nga ai i lejes fallco,tek Halili i Tiranës,qe jasht çdo logjike ligjore kërkon brenda 24 orësh nënshtetësi për të,tek presidenti,dhe ky mender president që brenda 8 orësh mbyll të gjitha procedurat e jep nënshtetësinë,një personi nën hetim jo për faj të tij por të mashtruesve e manipulatorve. Gjykuar për sa më lart drejtësia do bënte mirë të mos e dënonte fare viktimën cobihna,por shkelsit e vërtetë të ligjit duke filluar nga falsifikatori i lejes së qëndrimit,tek Halili që në kundërshtim me ligjin kërkon nënshtetësinë e futbollistit brenda 24 orëve dhe mandej mender presidenti like floriri,që pa pyetur për ligj e siguri kombtare jep nënshtetësinë për 8 orë dhe për persona nën hetim,këta janë shkelsit e vërtet të ligjit,prandaj drejtësia mos bëj shohu por të merret me shkelsit e vërtetë të ligjit nëse drejtësia është e barabartë për këdo që shkel ligjin.
PërgjigjuMerrni mbrapsht nenshtetsin
PërgjigjuPse mos te denohet me 100 ore pun ky gaxubi zi kur skemi shtet te denohej Plakushi mere (Meta)me 100 ore pun ky jevgu dehet te ndalohet per 5 vjet te hyje ne Shqipri per fallsifikim siç e ka cdo vend i botes. Po shqipria sbehet me me vjen keq qe e them
PërgjigjuPo nenshtetsia i esht hequr ktij mut?
Përgjigjupse nuk i hiqet shtetesia ketij si shkeles i ligjit? dhe nje deportim ... dhe ja ! po nuk luajti ky futboll ketu ne shqiperi obobo si do te bejme...
PërgjigjuShum thjesht, iliri ka mar kafen nga kf tirana per ti dhen kti zezaki shtetsin shqiptare per interesin e nje ndeshje. imaghinoni cfar orxhe do bente ilir nese do vinte ne pushtet.
PërgjigjuImagjino cfar denimi e pret Presidentin...kur ky denohet me 100 ore pune...
PërgjigjuJam i sigurt mbi 200 or pun
Kta avokatet jane gjakpiresa duan ti vjelin klientet e tyre duke i derguar ne te gjitha shkallet e gjykimit, O avokat leshi, Cobina eshte fajtor dhe eshte denuar pak, lere ta bej ate 100 oresin e punes se mire i ben, Gjykara e Apelit jo vetem qe nuk ja fal ate 100 oreshin por mund ta denoje me teper dhe Ti o avokat e mbush me teper xhepin tend . Cobina mos degjo avokatin se avokati pare qyl do, shko puno 100 ore duke pastro lulishtet nga mbeturinat dhe mbylle kete muhabet me drejtesine.
PërgjigjuCfare denimi qesharak. Po Meten me sa ore pune do e denoni???
PërgjigjuMeta nuk denohet do ti japim decorat. Po ben plotesimin e atyre qe kane lene shqiperine
Nese , shtetet e Evropes do te mernin parasysh lejet e fallcifikuara tonat , -te shqipetareve , sipas ligjes , - do te na kishin kalbur ne burgje , akoma atje do te ishim . Ejani more ne vete ! Denoni nje njeri , te cilin e kini marre , per interesat tuaj te futbollit , dhe sot , pa prit pa pandehur u kujtuat te zbatoni ligjen !.
PërgjigjuPo cfare ti bejme o Akrep ? Apo ta bejme nje sy qorr thua ti e mos te denohet fare ? Apo mos do qe te veprojme sic veprojne europianet me ne e ta kthejme perseri ne Gane dhe mos ta lejojme te shkel ne token shqiptare per 3-5 vite ? Jep nje zgjidhje !