Foto ilustruese

Kronikë

Mori peng ish të dashurën, e rrahu dhe e përdhunoi, arrestohet 30-vjeçari nga Peshkopia

11 Janar 2021, 10:18| Përditesimi: 11 Janar 2021, 10:25

  • Share

TIRANË- Një 30-vjeçar është arrestuar ditën e sotme pasi ka përdhunuar ish- të dashurën e tij. Në pranga ka rënë Ledjon Spahiu me origjinë nga Peshkopia, i cili mban dhe identitetin Besmir Kurtdeda.

Mësohet se ai ka ushtruar dhunë ndaj vajzës, e ka mbajtur peng si edhe e ka përdhunuar.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L(B). S(K)., 30 vjeç, pasi ka konsumuar veprat penale “Dhuna në familje”, “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë", njofton policia.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    AKU në ‘sitë’, a duhet bërë e njëjta gjë edhe me inspektorate të tjera?