'Mori peng kryebashkiakun e Vorës?! I akuzuari ‘rrëzon’ Berishën: Sajesë! S'jam në Shqipëri, po bëhet për të më vjedhur pronën (VIDEO)

8 Korrik 2020, 16:14| Përditesimi: 8 Korrik 2020, 17:38

  • Share

TIRANË- Me një denoncim të qytetarit dixhital që ish-kryeministri Sali Berisha bën publik në profilin e tij në Facebook pa asnjë filtër verifikimi, një banor i Vorës, akuzohet se ka marrë peng për disa orë kryebashkiakun në detyrë, Hekuran Brahimaj.

Alfons Gjoka ka zgjedhur të kontaktojë redaksinë e Report Tv për të thënë me zë të vërtetën e tij teksa të gjithën e quan sajesë dhe intrigë për t’i vjedhur pronën në Vorë, që tashmë preket nga projekti i rindërtimit.

Gjoka thotë se ndodhet jashtë Shqipërisë,  dhe ne fakt sipas verifikimeve të bëra nga ReportTv rezulton se për herë të fundit ai ka dalë nga vendi në tetor 2019.

“Personi që e ka marrë peng quhet Alfons Gjoka, një person i botës së krimit. Arsyeja që është marrë peng për disa orë kryetari i bashkisë është prona që preket nga projekti mafioz i narkobanditëve. Policia hesht për këtë ngjarje. Të lutem anonim se jam polic i bashkisë Vorë”, thuhet në denoncimin e publikuar nga Berisha.

Në komunikimin me Skype me Report Tv, Alfons Gjoka thotë se nuk është kriminel, por lë të kuptohet se është në kërkim nga autoritetet dhe për këtë arsye nuk kthehet në Shqipëri.

Statusi i ish-kryeministrit berisha

Intervista e plotë
Si quheni ju, e përse keni kërkuar të flisni me ReportTv?
-Unë quhem Alfonf Gjoka, kam kërkuar për një denoncim që ka publikuar z.Sali Berisha në faqen e tij Facebook.  Për këtë arsye kam kërkuar të bisedoj me ju. Nuk është e vërtet kjo sajesë, është bërë nga njerëz aty në bashkinë e Vorës nga nën kryetari dhe nënprefekti i Tiranës Bashkim Haxhiu.

Pra ju nuk keni lidhje me këtë ngjarje, siç thuhet në këtë denoncim?
-Unë nuk kam lidhje fare me këtë denoncim pasi unë jam në një vend të Europës.  Kjo është një intrigë, një kuzhinë e gatuar në bashkinë e Vorës dhe nën prefekti i Tiranës.

Përse mendoni kështu?
-Kjo po bëhet për të më rënduar tek prona ime ku shkon një projekt.

Tek cila pronë?
-Tek prona që ndodhet në Vorë, keni parë edhe protestat.

Pra ju jeni qytetar i Vorës?
-Unë jam qytetar i Vorës, dem baba dem dhe jam pronar i Vorës dem baba dem me pronat e mia.

E keni njohur më parë nën kryetarin e bashkisë z.Hekuran Brahimaj?
-Unë nuk kam lidhje fare, as e njoh fare atë person. E njoh tani që ka firmosur një dokument që të prona ime do të shpronësohet. Kaq njoh, atë ndoshta e njoh si fytyrë por, e njoh se më ka përplas prona tani që ka firmos ky person.

Për ju flitet se jeni person i njohur në botën e krimit, jeni apo jo në kërkim ju Alfons?
-Në botë unë në kërkim, në kërkim jam për hallet e mia e jo për këtë çështje.

Për çfarë?
-Nëse më ka bërë që ka publiku z.Berisha që unë jam person me precedent e kriminel, jo jo unë jam bërë nga pronat e mia domethënë publik me sherre e ku ta di unë. Unë nuk jam kriminel, mos harro se prona del me shpirtin dhe këtë ta di nënkryetari, nënprefekti e kryeministri. Kur ra tërmeti tek lokali im kam mbajtur persona për bamirësi, e nuk jam unë kriminel siç shkruan polici digjital.  

Përse nuk dorëzoheni?
-Nuk dorëzohem më mirë vdes rrugëve të Evropës se sa të dorëzohem aty.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vicidoli: 08/07/2020 16:28

    Berisha u bani me prona dilini zot o bandite te Vores

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?