E dhunoi dhe i hodhi videon në rrjetet sociale, lirohet shkodrania: E kisha shoqe, e mbajta me bukë në shtëpi, por më mori burrin (Dëshmia)

28 Gusht 2020, 11:47| Përditesimi: 28 Gusht 2020, 15:16

  • Share

TIRANE-"Detyrim paraqitje” ka dhënë gjykata e shkallës së parë në Shkodër duke liruar nga paraburgimi Margerita Gjonin e cila u arrestua si e dyshuar për veprat penale “Kanosja”, “Heqja e të drejtave të lirisë” dhe “shkatërrim prone” pasi shfaqej në një video duke rrahur ish-shoqen e saj Brisilda Rroku.

Ka qenë vetë prokuroria, përmes drejtuesit të prokurorisë së Shkodrës Albert Murçaj që ka kërkuar masën lehtësuese “detyrim paraqitje” për shkak se tre veprat penale ndaj Margerita Gjonit futen më shumë tek kundravajtja penale.

Në sallën e gjyqit gjatë masës së sigurisë shtetasja Margerita Gjoni nuk ka pranuar që të japë dëshminë e saj ndërsa ai që ka folur është avokati mbrojtës Besmir Kolçi. Në emër të klientes së tij avokati deklaroi se dy shtetaset Margerita Gjoni dhe Brisilda Rroku kanë qenë shoqe të ngushta.

Për dy vite e ka mbajtur në shtëpi Brisildën pasi kanë qenë shumë shoqe. Margerita në momentin kur ka mësuar lidhjen intime mes shoqes së saj Brisilda me bashkëshortin Ndue Preka me të cilin është në proces divorci është tronditur për shkak të atyre veprimeve dhe nuk e ka përballuar emocionalisht.

Margerita është penduar për dhunën e ushtruar ndaj shoqes së saj por për momentin kur ka mesuar se çfarë ka ndodhur mes tyre e ka goditur sepse nuk e ka pritur kurrë se mund të ndodhte një gjë e tillë për shkak të shoqërisë së afërt mes tyre.

Margerita i ka dhënë për të ngrënë, i ka dhënë rrobat e saj gjatë këtyre dy viteve kur e mbajtur në shtëpi ndaj për momentin është tronditur. Margerita dhe Ndue janë në proces divorci që më përpara por pavarësisht kësaj nuk e ka menduar se shoqja mund t’ia bënte një gjë të tillë” tha ai.

Margerita Gjoni dhe Ndue Preka zyrtarisht kanë qenë të martuar ndërsa prej tre muajsh janë në proces divorci përpara se të ndodhte marrëdhënia intime e bashkëshortit të saj me ish-shoqen e ngushtë Brisilda Rroku.

Ndërkohë sa i përket videove që janë publikuar në rrjetet sociale pala mbrojtëse deklaroi se nuk është Margerita ajo që i ka dërguar por një person tjetër i familjes së saj. Pasi vetë prokuroria kërkoi “detyrim paraqitje”, gjyqtarja Irida Kacerja pranoi këtë kërkesë duke liruar nga paraburgimi Margerita Gjonin.

Prej ditësh tri video të ndryshme të dy vajzave kanë marrë vëmendjen e rrjeteve sociale duke u bërë virale. Policia arrestoi fillimisht Margerita Gjonin si e dyshuar për tri vepra penale por prokuroria dhe gjykata mendojnë se janë kundravajtje penale, pra mund të dënohet me gjobë duke lënë të lirë 30 vjeçaren.

Komento

Komente

  • Iris: 29/08/2020 02:30

    /GIRLS GONE WILD/-ah more kaposh c'na bere na trondite dhe percave gjithe kotecin.

    Përgjigju
  • E verteta: 28/08/2020 17:45

    mashkullin e gezon vetem femra qe ben levizje te forta dhe me ndjenj ..po femrat ne shqiperi uu mami jan gordomene dhe nuk din te bejn sex ..kjo femer e ka ber per vete ate mashkull ..ajo gomarja ska se e dhunon shoqen ..se ajo e ka fituar me djers te dashurin asaj ..

    Përgjigju
  • Kjofte e njeme: 28/08/2020 17:07

    Njehere shoqen e grus nuk e ke asnjegja,dy te te pallume vec mire i bajn se nuk e ka me zie groshe e se toka ka per tja kalb.Nuja duhet te kishte ba nje marreveshje qe ta kishte ba me te dyja prezent se edhe kjo budallja qi ka dal prej burgut kishte perjetu dicka nryshe nga monotonia e zakonshme.

    Përgjigju
    • Namik: 28/08/2020 17:59

      Ka disa Norma, zotwri, njeriu qe fut ne shpi, s duhet me pa gru/burre e femije.

  • Tasa: 28/08/2020 16:28

    Shtet leshi sbohet mo rroft edvini

    Përgjigju
  • Kck: 28/08/2020 15:12

    Jepni emrat e gjykatesve qe moren eurot me e liru

    Përgjigju
  • Bedri islamaj: 28/08/2020 15:12

    Po Babalja eshte ne listen e tyre?

    Përgjigju
  • Frani: 28/08/2020 14:39

    Po kjo me 30 mij leksha ka shku me tan shkodren e njofin tan

    Përgjigju
    • Namik: 28/08/2020 18:01

      Po edhe nese shkon, qeka jetime. Ti shif Po mujte me e ndihmua, Jo me e gjyku se s, e ban kush prej qejfit ne shkoder qe te nxjerrin fjale edhe pa ba gja.

  • Sandri: 28/08/2020 14:31

    Hajde drejtesi hajde ,kanceri me i madhe i Shqiperis eshte drejtesia.

    Përgjigju
  • Perse?: 28/08/2020 14:06

    Kjo mer peng nje grua tjeter, e rreh dhe e degradon duke publiku videon e rrenbimit dhe lihet e lire ne shtepi. Ai zotnia qe rrahu zvarranikun qe i shantazhonte gocen minorene, lihet ne burg... Hec e mere vesh kete drejtesine tone..

    Përgjigju
    • Emigranti: 28/08/2020 14:33

      Mos ti hapi kombet kjo se e ka mbajt ne shpi tjtra e ka ndimu se eshte jetime dhe kur vje fundi tento me i mor burrin/te dashurin.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?