Një 38-vjeçar është vënë në pranga nga policia, pasi ditën e djeshme teksa i jepte makinës në gjendje të dehur është përplasur me një mjet të parkuar dhe si pasojë e përplasjes është aksidentuar një këmbësor 73-vjeç.
“Në vijim të informacionit paraprak të ditës së djeshme, i cili bën fjalë për një aksident rrugor në lagjen nr. 6, Korçë, ju informojmë se specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë, arrestuan në flagrancë shtetasin A. Q., 38 vjeç, banues në Korçë, pasi ky shtetas duke drejtuar automjetin tip “BMË”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka përplasur një automjet tjetër të parkuar. Si pasojë e përplasjes është aksidentuar këmbësori I. D., 73 vjeç, banues në Korçë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga kryerja e testit të alkoolit rezultoi se 38-vjeçari, drejtonte automjetin në gjendje të dehur”, njoftimi i policisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Korçë, për veprime të mëtejshme.