Foto ilustrim

Kronikë

Mori pjesë këmbimi me vlerë 8 mijë euro duke mashtruar, policia ndalon 31-vjeçarin: Prezantohej si punonjës i një kompanie

28 Gusht, 13:52| Përditesimi: 28 Gusht, 13:54

  • Share

Efektivët e Komisariatit Nr.2 të Policisë së Tiranës ndaluan me iniciativë me një 31-vjeçar nën dyshimet për mashtrim.

Sipas policisë, 31-vjeçari T.S. dyshohet se i ka marrë qytetarit Q.Q. pjesë këmbimi me vlerë 8 mijë euro duke e mashtruar.

Po kështu, i ka marrë një dyqani 84 litra vaj duke iu prezantuar si punonjës i një kompanie transporti.

Njoftimi i Policisë Tiranë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 ndaluan me iniciativë shtetasin T. S., 31 vjeç,  pasi në anë të mashtrimit i ka marrë rreth 8000 euro mallra pjesë këmbimi shtetasit Q. Q. Gjithashtu, i ka marrë një subjekti tregtar 84 litra vaj, duke iu prezantuar si punonjës i një kompanie transporti.

V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Aksidentet e rënda rrugore, a duhen ashpërsuar dënimet në Kodin Penal?