Kosova & Rajoni

Mori pjesë në një festë me këngë çetnike për inaugurimin e një rruge, Vuçiç hedh para për muzikantët! Pranë tij edhe shqiptari Demo Berisha (VIDEO)

24 Korrik, 11:35| Përditesimi: 24 Korrik, 15:13

  • Share

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç mori pjesë në një ceremoni për hapjen e një aksi në autostradën “Milos Veliki” në Serbi. Të pranishmit festuan me një vakt të bollshëm shoqëruar edhe me muzikë.

Por ajo që tërhoqi vëmendjen ishte kur u këndua kënga "Një varkë e vogël lundron nëpër det", e njohur për tekstet e saj që lavdërojnë drejtpërdrejt lëvizjen çetnike dhe udhëheqësin e saj Dragoljub Mihailović.

Ndërsa kjo këngë po interpretohej, Vuçiç shihet duke u dhënë para muzikantëve.

I pranishëm në festë, krahas kryetares së Kuvendit Ana Brnabiç dhe disa zyrtarëve të tjerë, ishte edhe ministri për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave shqiptari Demo Berisha, i cili nuk nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe ka deklaruar publikisht se atdheu i tij është Serbia.

 

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • I Thjeshti: 24/07/2025 16:07

    Te lumte qytetar

    Përgjigju
  • Qytetari: 24/07/2025 12:07

    Njesoj si Fredi Beleri me shok qe thone se jemi greke. Aman, ti ke Albin Kurtin me mbeshtetesit e vete qe thone jemi Kosovare, skemi lidhje me Shqiperine. Pastaj, sa emigrant Shqiptare ke qe bejne si Italian, Gjerman, Anglez, Amerikan apo Kanadez? Apo ky qe thote jam Serb, ky eshte tradhetari me i madh. Ju jeni media me pronar Italian, sduhet te merreni me keto nacionalizma.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sigurim i detyrueshëm i banesave ose s’merr shërbim nga shteti, si ju duket?