Rovena Voda në GJKKO

Mori ryshfet për punësim në ministri, dënohet me 10 muaj burg Rovena Voda

7 Prill 2022, 16:27| Përditesimi: 7 Prill 2022, 16:45

  • Share

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 10 muaj burg për ish-zv.ministren e Brendshme, Rovena Vodën, e cila u vu në pranga pasi mori ryshfet për të punësuar një person në ministri.

Voda u dënua me 1 vit e 3 muaj burgim, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, ish-zv.ministrja do të vuaj vetëm 10 muaj në qeli. Po ashtu edhe dy të pandehurat e tjera, Florida Beu dhe Majlinda Hasanin janë dënuar me nga 10 muaj burg. Kujtojmë se SPAK kërkoi dënimin me 1 vit e 6muaj burg për ish-zv.ministren e Brendshme, Rovena Voda dhe  nga 15 muaj për Florida Beun dhe Majlinda Hasanin.

Sipas SPAK, Voda ka kryer veprën penale të ushtrimit të ndikimit për të favorizuar e punësuar në shtet Florida Beun nëpërmjet lidhjeve që kishte me avokaten Majlinda Hasani.

Rovena Voda ra në 'rrjetën' e SPAK nga përgjimet që kishin për prokurorin e Kukësit, Edmond Karriqi, i cili u arrestua në Kavajë nën akuzën e korrupsionit. Nga hetimet e kryera nga SPAK, nga përgjimet rezultoi se Rovena Voda ka pranuar nga avokatja Florida Beu 2 mijë euro, një telefon dhe një arkë me peshk për punësimin e saj në Ministrinë e Brendshme, por që në fund procedura mbeti në mes.

Sipas dosjes hetimore Majlinda Hasani ka luajtur rolin e sekseres për të lidhur Florida Beun me ish-zv.ministren. Marrja e eurove dhe të mira materiale u filmuan, përgjuan dhe fotografuan nga SPAK, duke çuar në pranga Vodën.

Komento

Komente

  • Ceco me bicak: 08/04/2022 17:05

    Gasper Curcia u denua me pushkatim sepse fallcifikoi biletat e trenit ne kohen e Xhaxhit kurse kjo akoma me keq duke qene me funksion qeveritar zv. ministre ka me turp ta ule veten e te korruprohet per nje telefon dhe nje arke me peshk tja hedhi paq me 10 muaj. Kjo eshte drejtesia qe duam.

    Përgjigju
  • Gripi: 07/04/2022 16:46

    E keni demtuar rende korupsionin me keto denime. Po ndonje gjobe te majme nuk ju vute, apo ce deshet. Arroganca e kesaj dhe e bashkeburrit te vet ishte e paimagjinueshme. Kjo na jepte leksione ne TV per rendin dhe sigurine, skandal. 10 muaj kjo per korupsion dhe 3 vite Bojkeni se hapi 3 dritare hahaha 1 vit ajo e uniformave te policise per 25 milion euro abuzim. .

    Përgjigju
  • vlora1: 07/04/2022 16:40

    Bravo SPAK u vonove pak po e denove te koruptuaren e peshkut.Kjo per 1 ark me peshk do vej ne burg,Mediu qe vrau 26 veta dhe plagosi dhjetra te tjere ben vizita ne Amerike ZNJ.kim edhe ju shume hipokrit jeni .Pse i jepni vize ketij vrasesi?

    Përgjigju
  • Turi: 07/04/2022 16:33

    Kapin nje fukara qe mbjell 2 rrenje canabis e denojne 10 vjet kirse kete te korruptuaren e paskan keputur ne mes shtet legen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?