Drejtuesi i koalicionit politik Nisma Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, ka reaguar për rezultatin zgjedhor të deritanishëm të 11 majit, duke ngritur ankesë për sistemin elektoral të padrejtë dhe faktin se tani janë forcë e tretë politike në vend.
Ai ngre edhe pretendime për “ata që kërcënojnë, blejnë dhe vjedhin votë”.
Teksa falenderon qytetarët që i besuan dhe votuan koalicionin që drejton, ai analizon shifrat duke nënvizuar se PS nxori mandat deputeti me 10 mijë vota, teksa nëse sistemi do ishte i drejtë duhet të merrte vetëm 73 mandate, kurse Nisma Shqipëria Bëhet me të paktën 6 mandate.
“PS ka marrë vota sa për 73 mandate, por ligji elektoral i padrejtë i ka dhënë 83. Koalicioni ynë duhet të kishte të paktën 6 mandate. Duhet ndryshuar ligji elektoral. Shikoni modelin e Kosovës, proporcional kombëtar me lista të hapura”, shprehet Lapaj në reagimin e tij, në llogarinë personale në Facebook.
Por ajo që bën paradoks politik është fakti se Lapaj e dinte që para zgjedhjeve sistemin elektoral që e shpërndante votën dhe i rrezikonte, teksa zgjidhja e vetme mbetej maksimalizimi i saj dhe krijimi i një koalicioni sa më të gjerë mes forcave politike të reja, gjë që duket nuk e realizoi dot për faktorë të ndryshëm.
Për momentin Nisma ka vetëm 1 deputet,teksa po lufton fuqishëm për të dytin në Fier, për të cilin besojnë se e kanë siguruar, teksa numërohen votat e fundit të diasporës së Greqisë dhe këtë mandat ia marrin PS-së, që është me 12 aktualisht.
Postimi i Adriatik Lapajt në Facebook:
“Lëvizja Shqipëria Bëhet u kthye në parti politike në dt. 30 shtator 2024. Për 8 muaj, me gjithë vështirësitë që ju i dini i'a dolëm të renditemi forcë e 3 politike në vend (përballë atyre që kërcënojnë, blejnë dhe vjedhin votë).
Faleminderit secilit që na besoi me votë!
Sistemi elektoral u dëshmua para të gjithëve si i padrejtë. Ps e nxori 1 mandat me afro 10 000 vota, ndërsa koalicioni ynë me afro 63 000 (deri tani).
Ps ka marrë vota sa për 73 mandate, por ligji elektoral i padrejtë i ka dhënë 83. Koalicioni ynë duhet të kishte të paktën 6 mandate. Duhet ndryshuar ligji elektoral. Shikoni modelin e Kosovës, proporcional kombëtar me lista të hapura.
Lëvizja Shqipëria Bëhet është e hapur për këdo beson te vlerat, të na bashkohet! Nuk ka kthim pas!”
Postimi i Adriatik Lapajt në Facebook
Komente

Super mashtrues.
Përgjigju