Politikë

Betohen në Presidencë, qeveria nis zyrtarisht punën! Rama mban mbledhjen e parë me ministrat (VIDEO)

19 Shtator, 07:00| Përditesimi: 19 Shtator, 13:58

  • Share

TIRANË- Qeveria e katërt e Edi Ramës e mori bekimin e presidentit Bajram Begaj dhe është gati të nisë zyrtarisht nga puna. Report Tv solli momenti kur kryeministri dhe 16 ministrat e tij u betuan me dorën mbi kushtetutë, me këtë formulë betimi.

I pari që u betua ishte kryeministri, ndërsa pas tij, me dorën mbi kushtetutë dhe në radhë pas njëri tjetrit u betuan edhe 16 ministrat. Numri dy i qeverisë, Balluku, që vijon në të njëjtin dikaster.

Elisa spiropali që rikthehet sërish në kabinet në krye të diplomacisë shqiptare, dhe e para grua në krye të ministrisë së brendshme Albana Koçiu.

Bashkë me to, betohen edhe të tjerët që Edi Rama u besoi sërish një vend në kabinet, duke shënuar kështu 9 rikonfirmime në qeveri.

6 të tjerët më të emocionuar, pasi një detyrë kaq të rëndësishme e marrin për herë të parë.

Mes të cilëve një prurje tërësisht e re e pa profil politik, si Evis Sala, në krye të shëndetësisë.

Ceremonia e betimit përfundoi me një foto familjare në shkallët e presidencës 

Siç e do tradita, Ministrat me në krye Ramën përshkuan në këmbë rrugën drejt kryeministrisë, pjesa më e madhe të heshtur, duke u ndalur vetëm për të respektuar semaforët.

Në godinën qeveritare i priste shtruar tapeti i kuq, ku ministret nxituan të pozicionoheshin krah shefit të tyre.

Për të shënjuar momentin, një tjetër foto familjare

Pas kësaj në mbledhjen e parë të qeverisë, ndonëse më së shumti simbolike se vendimmarrëse, të cilën Rama e drejtoi në të ashtuquajturën Salla e Kuqe, Eden.

Edi Rama ngjiti për herë të katërt këto shkallë, me ministrat e rinj, gati për tu ulur sërish në krye të qeverisë këtë herë edhe më i fortë. Me 83 mandate, e një premtim ambicioz për ta futur Shqipërinë në BE.

Belinda Balluku - Zv/Kryeministre dhe ministre e Energjisë e Infrastrukturës
Albana Koçiu - Ministria e Punëve të Brendshme
Elisa Spiropali -Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme
Petrit Malaj - Ministria e Financave
Blendi Gonxhja - Ministria e Kulturës, Turizmit dhe Sportit
Sofjan Jaupaj - Ministria e Mjedisit
Mirela Kumbaro - Ministria e Arsimit
Evis Sala - Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale
Delina Ibrahimaj - Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit
Besfort Lamallari - Ministria e Drejtësisë
Pirro Vengu - Ministria e Mbrojtjes
Andis Salla – Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Ervin Demo – Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor
Majlinda Dhuka –  Ministre e Shtetit dhe Kryenegociatorja e Shqipërisë
Adea Pirdeni  - Ministre e Shtetit për antikorrupsionin
Toni Gogu - Ministria për Marrëdhëniet me Parlamentin

Ora 11:25
FOTOT/ Betimi dhe pastaj mbledhja e parë, Qeveria nis zyrtarisht punën

Qeveria ‘Rama 4’ ka nisur zyrtarisht punën.

Ministrat dhe kryeministri Rama fillimisht u betuan tek presidenti Bajram Begaj.

Pas fotos zyrtare ata po zhvillojnë edhe mbledhjen e parë.

Ora 11:13
FOTOLAJM/ Pas betimit në Presidencë, mbahet mbledhja e parë e qeverisë ‘Rama 4’

1758273479_Rama.jfif

Pasi u betuan në Presidencë dhe bënë foton e përbashkët me presidentin Bajram Begaj, qeveria ‘Rama 4’ po mban mbledhjen e parë në Kryeministri.

Të pranishëm në këtë mbledhje janë të gjithë ministrat që u betuan në Presidencë.

Në foto vërehet se ministrat janë vendosur përballë njëri-tjetrit, teksa në qendër të tryezës ndodhet kryeministri Edi Rama. 

Ora 10:39
Nga betimi në mbledhje të qeverisë, ministrat dhe Rama presin semaforin për të shkuar në kryeministri (VIDEO)

Pas përfundimit të ceremonisë së betimit përpara kreut të shtetit, presidentit Bajram Begaj, ministrat e qeverisë së bashku me kryeministrin Rama u nisën në këmbë drejt kryeministrisë.

Në video shihet skuadra e ‘Rama 4’ në pritje të semaforit për të kaluar rrugën dhe për të shkruar drejt kryeministrisë ku dhe do të zhvillohet mbledhja e parë e qeverisë pas dekretimit të secilit prej tyre për detyrën e marrë për këtë mandat politik.

Ora 10:30
Pas betimit në Presidencë, Rama dhe ministrat shkojnë në këmbë drejt Kryeministrisë për mbledhjen e parë të qeverisë së re (VIDEO)

 

Pasi u betuan në presidencë, kryeministri Edi Rama dhe 16 ministrat janë drejtuar në këmbë drejt kryeministrisë, ku do të mbajnë mbledhjen e parë si qeveri e re. Report TV mëson se mbledhja do të mbahet tek Salla e Kuqe, Eden.

Ora 10:15
Pas betimit, Rama dhe 16 ministrat realizojnë foton e përbashkët me presidentin Begaj (VIDEO)

Kabineti i ri qeveritar realizon foton e përbashkët me presidentin Bajram Begaj. Pas ceremonisë, ku kryeministri Edi Rama dhe 16 ministrat u betuan një nga një duke vënë dorën mbi Kushtetutë, siç e kërkon edhe tradita, ata realizuan foton teksa dolën nga presidenca. Me betimin, zyrtarizohet qeveria e re “Rama 4”.

1758271387_fotojafamiljareministraterinjqeveriarama4betimiiministrave.jpg

Foto e Begajt me Ramën dhe ministrat
Ora 09:59
Kryeministri Rama mbërrin në presidencë për betimin

 

Kryeministri Edi Rama sapo ka mbërritur në Presidencë, ku do të betohet kabineti i ri qeveritar.

Pas betimit si kryeministër dhe 16 ministrat, Rama do të mbajë edhe mbledhjen e parë të kabinetit qeveritar.

Ora 09:47
Kryeministria shtron tapetin e kuq për pritjen e ministrave të qeverisë, pas betimit i pret fotoja familjare

 

Në shkallët e kryeministrisë është shtruar tapeti i kuq për të pritur të gjithë ministrat e kabinetit të qeverisë ‘Rama 4’, të cilët do të mblidhen në kryeministri për mbledhjen e parë qeveritare pas betimit përpara kreut të shtetit, presidenti Bajram Begaj.

Siç e do tradita, skuadra ‘Rama 4’ do të zhvillojë dhe foton familjare në shkallët e kryeministrisë.

Xh.D/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • fran: 19/09/2025 10:34

    Urime qeverisë....qent le të lehin ju ecni përpara....presim ndryshime....

    Përgjigju
    • LIA: 19/09/2025 12:44

      PO TI JE QENI NR 1 SHKO LEPIHU MIRE SE DO KAPESH NDONJE GJE PO KUR TE MBAROJE PESHTYMA CA DO BESH? ME LIGJIN E RI DO GJESH NDONJE GJE TJETER IDJOT.

  • Sondazhi i ditës:

    Opozita pengon Ramën të prezantojë programin qeverisës, si iu duket?