Foto ilustruese

Kronikë
Top 24

Morinë/ Bllokohet furgoni me mallra dhe ilaçe kontrabandë

24 Nëntor 2018, 16:22| Përditesimi: 24 Nëntor 2018, 17:19

  • Share

KUKËS- Mallra dhe ilaçe kontrabandë janë bllokuar në Pikën e Kalimit Kufitar të Morinës pas kontrolleve të ushtruara në një furgon tip Volkswagen.

Pas kontrollit në scanner të furgonit në pronësi të R.LL. ka rezultuar se në brendësi të tij ishin fshehur mallra të padeklaruara.

Menjëherë strukturat e Doganës kanë bërë ndalimin e pronarit të furgonit dhe bllokimin e mallrave, ndërkohë që kanë nisur procedurat për ndjekje të mëtejshme mbi rastin.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?