Kronikë

VIDEO/Fluks udhëtarësh në Morinë, po punohet me procedurë të përshpejtuar

26 Maj 2018, 18:18| Përditesimi: 26 Maj 2018, 18:41

  • Share

Shqiptarët e Kosovës nuk janë frenuar këtë fundjavë edhe pse në Tiranë u zhvillua protesta e opozitës. Që prej mëngjesit të kësaj të shtune në Doganën e Morinës, ka pasur fluks udhëtarësh nga pjesa tjetër e kufirit të shqiptarëve.

Rradhët në Morinë ishin të gjata dhe fluksi ishte i madh deri në mesditë. Policia kufitare ka punuar me procedure të përshpejtuar, ndërsa vonesat e punimeve në doganë që po bëhen në kulmin e fluksit,  janë një tjetër pengesë për qarkullimin e lirë të automjeteve e mallrave.

Rradhë të gjata pritet të ketë edhe gjatë qershorit, pavarësisht muajit të Ramazanit, i cili respektohet masivisht nga besimtarët myslimanë të Kosovës .

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?