Foto ilustruese

Kukës/ I dënuar në Maqedoni për trafik droge, vihet në pranga 38-vjeçari nga Kosova! Tentoi të hynte në Shqipëri

29 Tetor, 09:08| Përditesimi: 29 Tetor, 09:40

  • Share

Një 38 vjeçar nga Kosova është arrestuar ditën e sotme, në Morinë pasi tentoi të hynte në Shqipëri, ndërkohë që ishte në kërkim ndërkombëtar.

Sipas policisë, 38 vjeçari, Burim Bajrami është i dënuar në Maqedoninë e Veriut, me 6 vjet burgim, për trafikim të narkotikëve, ndërsa pas arrestimit pritet ekstradimi i tij drejt Maqedonisë së Veriut.

“Gjatë verifikimeve dhe intervistimit në vijë të dytë, në hyrje të vendit, rezultoi se 38-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Gostivarit e ka dënuar me 6 vjet burgim, për trafikim të narkotikëve. Nga ky dënim, atij i kanë mbetur për të vuajtur rreth 1 vit e gjysmë burgi’, njoftoi sot policia.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Maqedoninë e Veriut, vijon procedurat për ekstradimin e 38-vjeçarit.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?