Morinë, kalon makina plot me pije alkoolike e energjike kontrabandë! Ndalohet dhe doganieri, e lejoi të hynte nga Kosova

16 Shkurt, 14:12| Përditesimi: 16 Shkurt, 14:23

  • Share

Një 54-vjeçar është arrestuar nga policia në pikën kufitare të Qafë Morinës. Banori i Bajram Currit u arrestua në flagrancë pasi po kontrabandonte drejt Shqipërisë 103 kuti me pije alkoolike dhe energjike nga Kosova.

54-vjeçari u kap falë informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore.

Operacioni u kodua “Muzgu”. Policia sekuestroi kutitë me pije të gjetura (mallra për të cilat paguhet akcizë) në automjetin me të cilin lëvizte A.K.

Policia ka arrestuar në flagrancë edhe doganierin e PKK Qafë Morinë, për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës", pasi dyshohet se nuk ka kryer veprimet doganore ndaj mjetit tip "Volkswagen" i cili transportonte mallrat nga Kosova drejt Shqipërisë.   

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?