Makina ku u gjetën Eurot

Morinë, kosovari tentoi të hynte në Shqipëri me 18 mijë euro, i kishte fshehur në makinë

3 Tetor, 14:20| Përditesimi: 3 Tetor, 14:24

  • Share

Morinë-Një 36 vjeçar kosovar është proceduar pasi tentoi të fuste në Shqipëri 18 000 euro, të padeklaruara në pikën kufitare të Morinës.

Në anën shqiptare makina tip golf e kosovarit është kaluar në vijën e dytë, për kontroll të detajuar.

Gjatë kontrollit u gjetën 18 000 euro, të cilat ky shtetas po tentonte t’i fuste në Shqipëri, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi, informoi sot policia e Kukësit.

Ndaj D.M banues në Mamushë, Kosovë, është referuar akuza  "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë".

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?