PKK Morinë

Morinë, ndalohet një 41-vjeçar nga Serbia i shpallur në kërkim ndërkombëtar për prodhim dhe shitje narkotikësh

25 Maj, 16:05| Përditesimi: 25 Maj, 16:18

  • Share

MORINË - Një shtetas serb 41-vjeçar u ndalua në Pikën Kufitare të Morinës në Kukës, pasi rezultonte në kërkim ndërkombëtar nga Serbia për prodhim dhe shitje narkotikësh.

41-vjeçari Dushan Jovçiç,  u ndalua në hyrje të Shqipërisë me qëllim ekstradimin në Shqipëri.

Pas intervistimit të detajuar të këtij personi nga shërbimet e DVP Kukës rezultoi se ky person është dënuar nga Gjykata Themelore Kraljevo me 9 vite burg, për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

'Në këtë kuadër, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Kukës dhe si rezultat i intervistimit të detajuar dhe shkëmbimit të informacionit ndërmjet Interpol Tiranës dhe homologëve në Serbi, u ndalua në hyrje të Shqipërisë, me qëllim ekstradimin në Serbi, shtetasi serb Dushan Joviçiç, 41 vjeç.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Themelore Kraljevo, e ka dënuar me 9 vite burg, për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.', thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.

Ndërkohë vijojnë procedurat për ekstradimin e tij në Serbi.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?