Pika Kufitare e Morinës

Kronikë

Morinë/ Po hynte në Shqipëri me çantën e mbushur me hashash, arrestohet në kufi 32-vjeçari nga Kosova! I sekuestrohet dhe ‘BMW’-ja

28 Gusht, 12:47| Përditesimi: 28 Gusht, 13:05

  • Share

Kukës- Tentoi të kalonte kufirin me një çantë të mbushur me hashash, Policia Kufitare e Morinës prangos 32-vjeçarin e dyshuar si trafikant.

I arrestuari është Buleron Sejdiu, banues në Kosovë, ndërsa u sekuestrua si provë materiale edhe çanta me drogë.

“Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vijim të kontrolleve për goditjen e krimeve ndërkufitare, bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në hyrje të Shqipërisë, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të detajuar, një automjetin tip “BMW”. Gjatë kontrollit, pasagjerit në automjet, shtetasit B. S., shërbimet e Policisë i gjetën në çantë me një sasi lënde të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, tha policia vendore. 

Agjentët e Zyrës Kundër Trafiqeve dhe narkotikëve bën veprimet hetimore për arrestimin e shqiptarit nga Kosova, me akuzën “trafikimi i narkotikëve”. Kurse hetimet e mëtejshme i kaluan prokurorisë vendore.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Aksidentet e rënda rrugore, a duhen ashpërsuar dënimet në Kodin Penal?