Paratë e sekuestruara

Morinë/ Tentoi të fuste në vendin tonë mbi 32 mijë euro të padeklaruara, vihet nën hetim 37-vjeçari

26 Gusht 2023, 10:44| Përditesimi: 26 Gusht 2023, 11:42

  • Share

Një 37-vjeçar është vënë nën hetim, pasi u kap në tentativë për të futur 32 450 euro dhe 140 mijë lekë të rinj, të padeklaruar në pikën kufitare të Morinës.

Gjatë kontrollit fizik shërbimet e Policisë kanë gjetur 32 450 euro dhe 140 mijë lekë të rinj në çantën e 37-vjeçarit, i cili po tentonte t’i fuste në vendin tonë, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi.   

Për pasojë  A. L., 37 vjeç, banues në Shkodër, u vu nën hetim për veprën penale "Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë".  

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shuma e parave.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Kukës, për veprime të mëtejshme. 

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?