Eurot e sekuestruara

Kronikë

Morinë/ Tentoi të hynte në Shqipëri me 26 mijë euro pa i deklaruar, nis hetimi për 35-vjeçarin nga Kosova

25 Prill, 12:16| Përditesimi: 25 Prill, 12:18

  • Share

Morinë- Një 35-vjeçar i cili tentoi të hynte në pikën kufitare të Morinës me 26 mijë euro pa i deklaruar do të hetohet në gjendje të lirë.

Paratë u sekuestruan nga efektivët e policisë si provë materiale.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Policisë Kufitare, në zbatim të masave të shtuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, në kufi, bazuar në inteligjencën informative, kanë ndaluar në hyrje të Republikës së Shqipërisë, automjetin me drejtues shtetasin kosovar A. S.

Shërbimet e Policisë i kanë gjetur këtij shtetasi, 26 000 euro, të cilat ai nuk i kishte deklaruar sipas ligjit.

Materialet procedurale për rastin i kaluan Prokurorisë së Kukësit, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. S., 35 vjeç, banues në Kosovë, për veprën penale “Mosdeklarim në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni tek strategjia e SPAK për parandalimin e krimeve zgjedhore?