Eurot e sekuestruara

Kronikë

Morinë/ Tentuan të hynin me 20 mijë euro të padeklaruara, nis hetimi për dy persona na Kosova

14 Prill, 13:46| Përditesimi: 14 Prill, 13:49

  • Share

Morinë-Dy persona me orogjinë nga Kosova do të hetohen në gjendje të lirë pasi tentuan të hynin në Shqipëri me me 20 200 euro të padeklaruara.

Paratë u gjetën pas kontrolleve të kryera nga policia kufitare në makinën tip ‘BMW’.

“Në kuadër të punës policore që kryhet në bazë të analizës së riskut, me objektiv parandalimin, konstatimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi, shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Morinë, në hyrje të Shqipërisë, kaluan për kontroll të detajuar, në vijë të dytë, automjetin tip “BMË”,  me drejtues shtetasi B.K., 43 vjeç, banues në Mitrovicë dhe pasagjer M.K., 31vjeç banues Suedi.

Nga kontrolli fizik, i 43 vjeçatit  i janë gjetur  13 000 Euro dhe 31 vjeçari 7200 Euro te cilat  nuk i kishin deklaruar në pkk, konform ligjit në fuqi”, informoi sot policia.

Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për dy shtetasit, si dhe u sekuestrua shuma e parave.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?