Foto ilustruese

Kronikë

Morinë/ Dy të rinjtë nga Berati tentojnë të trafikojnë minorenen nga Durrësi në Kosovë, arrestohen nga policia (EMRAT)

29 Shtator, 11:36| Përditesimi: 29 Shtator, 11:43

  • Share

Policia Kufitare e Morinës ka arrestuar dy të rinj nga Berati, pasi akuzohen se kanë tentuar që të trafikojnë një të mitur nga Durrësi në Kosovë.

Report Tv mëson se në pranga ka rënë i riu Eldi Guri, i cili ishte drejtuesi i automjetit që ndaloi policia. Po ashtu është arrestuar edhe pasagjeri Aleandro Keli, për moskallëzim të krimit.

Ndërsa policia bën me dije se ditën e djeshme, familjarët e 14-vjeçares, kanë denoncuar largminin e minorenes nga shtëpia.

“Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në kufi, bazuar dhe në analizën e riskut, kanë ndaluar në dalje të RSh-së, automjetin me drejtues shtetasin E. G., 22 vjeç, i cili udhëtonte me shtetasin A. K., 18 vjeç, dhe me një shtetase 14 vjeçe.      

Nga hetimet dyshohet se shtetasi E. G. po tentonte ta kalonte në kufi, 14-vjeçaren, me qëllim trafikimin e saj në Kosovë.   

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme arrestuan në flagrancë shtetasit: 

E. G., 22 vjeç, banues në Berat, për veprën penale”Trafikimi i të miturve”; 

A. K., 18 vjeç, banues në Berat, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Më datë 28.09.2025, në DVP Durrës, kanë kallëzuar familjarët e 14-vjeçares, për largimin e saj nga banesa. 

Vijojnë hetimet për rastin”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.   

 

 

A.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Erion Veliaj ankimon në Kushtetuese shkarkimin, si e vlerësoni?