Kronikë

Morinë/ Fluks udhëtarësh, 20 mijë persona hyjnë brenda 24 orësh

14 Korrik 2018, 20:43| Përditesimi: 14 Korrik 2018, 21:11

  • Share

Pika e Kalimit Kufitar në Morinë të Kukësit, që e lidh Shqipërinë me Kosovën në 24 orët e fundit është përballur  me fluks shumë të lartë kalimesh, të shqiptarëve të Kosovës, Maqedonisë e Malit të Zi por edhe të turistëve të huaj  që udhëtojnë drejt bregdetit të Shqipërisë. Sipas Policisë Kufitare brenda 24 orëve kaluan traun mbi 20 mijë persona dhe mbi 6 mijë automjete. Vetëm në orët e para të mëngjesit  të së shtunës nga ora 5 deri në orën 9, në doganën e Morinit kaluan kufirin 4 mijë persona dhe dy  mijë automjete. Ky fluks i lartë hyrjesh për në Shqipëri ka sjellë edhe krijimin e radhëve megjithëse autoritetet doganore dhe ato të policisë janë kujdesur të kryejnë procedura të përshpejtuara për të mos krijuar radhë të gjata. Ndërkohë fluksi i parë i emigrantëve kosovarë  që jetojnë dhe punojnë në vendet Bashkimit Europian ,të cilët shkojnë në Kosovë për të kaluar pushimet verore   ka mbërritur edhe në Rrugën e Kombit. Fluksi i kalimeve  të automjeteve  drejt kufirit Shqipëri-Kosovë përmes rrugës së kombit ,vijon të jetë në masë të madhe pothuajse çdo orë të ditës.

 

Edhe në pikat e tjera kufitare në vend ka patur një numër të lartë personash që kanë hyrë ditët e fundit. Në Rinas, në Kakavijë dhe Kapshtic kanë hyrë me mijëra persona në 24 orët e fundit.

 

 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?