TIRANË- Dy ditë pas vetëdorëzimit, GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për inspektorin e IMT-së së Tiranës, Klajdi Zhilla, i cili akuzohet se mori 1 mijë euro ryshfet për të mos prishur tendën e një lokali.
Burime kanë bërë me dije se gjatë seancës, inspektori Klajdi Zhilla i përfaqësuar nga avokati Andi Skënderi, ka pretenduar se nuk ka qenë në dijeni të pazareve që drejtuesi i tij, Geraldo Fuçia ka bërë me biznesmenin. Zhilla është shprehur se kishte shkuar për të takuar qytetarin në lokal për të marrë një porosi që i tha Fuçia, por pa pasur dijeni se për çfarë bëhej fjalë. Ndër të tjera ai ka pretenduar se atë ditë ka qenë i angazhuar me shërbim në një tjetër subjekt që ishte planifikuar për tu prishur.
Zhilla akuzohet veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, të kryera në bashkëpunim.
Punonjësit i IMT-së u kallëzuan nga vetë pronari i lokalit, se i kishin ofruar një marrëveshje që të mos ia prishnin tendën, kundrejt 1 mijë eurove. Policia, me miratimin e SPAK-ut, nisi përgjimet dhe më pas simuloi dhënien e parave.
Në kohën kur 1 mijë eurot iu dorëzuan punonjësit Klajdi Zhilla, 3 kolegët e tjerë e prisnin brenda një lokali tjetër aty pranë. Policia ndërhyri menjëherë në lokal dhe në ato momente inspektorët i fshehën paratë në një gotë në banakun e lokalit.
Inspektori Klajdi Zhilla arriti të largohej me një automjet tip “Audi”, për tu vetëdorëzuar dy ditë më parë, 30 gusht. Ndërkohë, në burg është lënë edhe inspektori Geraldo Fuçia, si personi që kishte kërkuar ryshfetin.
Dy të tjerët, një inspektor dhe menaxheri i lokalit, i cili dyshohet se ka ndihmuar në fshehjen e parave, po hetohen në gjendje të lirë.
Komente

Shkove ne lokal per te marre nje porosi qe te tha eprori pa e ditur cfare ishte!! Na mbushe mendjen! Po ti je dhe me shkolle,nuk je as injorat,as kalama qe te shkosh te marresh nje porosi pa e ditur cfare ishte! Kush shkon qorazi te mbaroje nje /detyre/ sic pretendon ti?! Porosia mund te ishte kafe,mund te ishte ushqim,por mund te ishte dhe droge,ose shume monetare per korrupsion sic u vertetua.A i dilet zot nje porosie kur se di cfare eshte?! Pastaj veprimet tuaja pasi u suprizuat nga policia,nuk ishin ato te nje personi qe /nuk dinte asgje se cfare ishte porosia/.
PërgjigjuAmon mos u lodhni shum se u kputet nbyth me korrupsionet korrupsioni esht denim edhe nga zoti denohet si ne tok e ne qiell
Përgjigju