Kronikë

Një mijë euro ryshfet për të mos hequr tendën e lokalit në Tiranë, lihet në burg inspektori i IMT-së: Zbatova urdhrin e drejtuesit

1 Shtator, 11:03| Përditesimi: 1 Shtator, 12:16

  • Share

TIRANË- Dy ditë pas vetëdorëzimit, GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për inspektorin e IMT-së së Tiranës, Klajdi Zhilla, i cili akuzohet se mori 1 mijë euro ryshfet për të mos prishur tendën e një lokali.

Burime kanë bërë me dije se gjatë seancës, inspektori Klajdi Zhilla i përfaqësuar nga avokati Andi Skënderi, ka pretenduar se nuk ka qenë në dijeni të pazareve që drejtuesi i tij, Geraldo Fuçia ka bërë me biznesmenin. Zhilla është shprehur se kishte shkuar për të takuar qytetarin në lokal për të marrë një porosi që i tha Fuçia, por pa pasur dijeni se për çfarë bëhej fjalë. Ndër të tjera ai ka pretenduar se atë ditë ka qenë i angazhuar me shërbim në një tjetër subjekt që ishte planifikuar për tu prishur.

Zhilla akuzohet veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, të kryera në bashkëpunim.

Punonjësit i IMT-së u kallëzuan nga vetë pronari i lokalit, se i kishin ofruar një marrëveshje që të mos ia prishnin tendën, kundrejt 1 mijë eurove. Policia, me miratimin e SPAK-ut, nisi përgjimet dhe më pas simuloi dhënien e parave.

Në kohën kur 1 mijë eurot iu dorëzuan punonjësit Klajdi Zhilla, 3 kolegët e tjerë e prisnin brenda një lokali tjetër aty pranë. Policia ndërhyri menjëherë në lokal dhe në ato momente inspektorët i fshehën paratë në një gotë në banakun e lokalit.

Inspektori Klajdi Zhilla arriti të largohej me një automjet tip “Audi”, për tu vetëdorëzuar dy ditë më parë, 30 gusht. Ndërkohë, në burg është lënë edhe inspektori Geraldo Fuçia, si personi që kishte kërkuar ryshfetin.

Dy të tjerët, një inspektor dhe menaxheri i lokalit, i cili dyshohet se ka ndihmuar në fshehjen e parave, po hetohen në gjendje të lirë.

SI.E./I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se Kuvendi i ri do jetë më efikas për qytetarët se ai i kaluari?