Vangje Dule dhe Gent Strazimiri

Politikë

‘Mos e çoni votën dëm për Dulen’ kreu i PBDNJ-së nxjerr emrin: Kandidati për deputet i PD publikoi video kundër meje! Mediu: Disa zhvilluan luftë të brendshme

4 Maj 2021, 22:24| Përditesimi: 4 Maj 2021, 22:56

  • Share

Vangjel Dule, ishte një ndër emrat më pak të votuar në votat preferenciale të kandidatëve për deputet nga lista e Partisë Demokratike, me 848 vota, dhe thotë se kjo ka ardhur për shkak se vetë brenda PD-së kanë bërë fushatë kundër votimit të emrit të tij.

Kreu i PBDNJ Vangjel Dule, thotë se kandidati i Partisë Demokratike për Tiranën, Gent Strazimiri, ka bërë fushatë kundër tij. Dule ka akuzuar Strazimirin se i ka publikuar në rrjetet sociale një video të montuar përmes të cilës kërkon që askush të mos votojë Dulen.

“Nuk kam qejfmbetje në politike. Në 2014 hyra në një bashkëpunim me PD dhe vijojmë të jemi pjesë e saj. Janë kandidatë të PD ato që kanë sponsorizuar atë video. Është kandidat i Partisë Demokratike ai që e ka financuar. Tre katër ditët e fundit të fushatës ishte Gent Strazimiri ishte ai që e ka financuar. Ishte e paimagjinueshme që të shikoja video të tilla që nuk i bëjnë dëm Dules, por PD-së në Tiranë. Votat e PBDNJ janë vjedhur dhe nuk janë reale, une pas një viti do të bëj dhe të mundur që të nxjerr saktësisht votat e partisë”, ka thënë Dule në një intervistë televizive.

Sakaq kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka deklaruar se disa nga kandidatët e PD kanë zhvilluar një luftë të brendshme në koalicion për qëllime personale. Ndërkohë kreu i PDK-së Nard Ndoka, akuzoi demokratët se i kanë vjedhur votat e tij personale në Shkodër, madje edhe se ka komisionerët e tyre janë shitur.

Ora 22:49
Fatmir Mediu zbulon përçarjen e koalicionit opozitar: Disa kandidatë zhvilluan luftë të brendshme, filluan të mendojnë për ndarjen e posteve në qeveri

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka deklaruar se disa nga kandidatët e PD kanë zhvilluar një luftë të brendshme në koalicion për qëllime personale. Ai tha se këta persona mendonin se pushteti i takonte atyre dhe kishin filluar të ndanin edhe postet në qeveri.

“Koalicioni për mua ishte vlerë e shtuar, qoftë aritmetikisht dhe politikisht. Në fakt u shndërrua në një ide pazari, që ishte jo serioze nga ana jonë. Bëhen projeksione sipas peshës politike dhe më pas vendoseshin emrat. Partia Republikane ishte e hapur që të vendoseshin edhe emrat e PD-së nëse ishin më kualitativ dhe më pas për të shkuar në hapa të tjerë. S’ka kuptim që të jesh në koalicion dhe lidershipi të sillet sikur të jenë kandidatë të thjeshtë. Në vitin 2013 kur PR ishte në një koalicion kur lideri lëvizi në të gjithë territorin, ne morën 4 deputetë. Ideja për të krijuar në një impakt kombëtar dhe për ta kthyer në vlerë rajonale, është shumë e rëndësishme. Ajo që është e papranueshme, është sjellja jashtë çdo lloj standardi e disa kandidatëve për deputetë, të cilët për qëllime personale, zhvillojnë një luftë të brendshme. Edhe ata që kam patur kolegë në qeveri dhe parlament kanë thënë mos votoni për partitë e tjera. Janë disa njerëz të vegjël që mendojnë se pushteti i takon atyre dhe mendojnë si t’i ndajnë postet në qeveri. Këta duan vetëm të marrin dhe jo të japin. Unë nuk i kam lënë gjë mangët që të bëj fushatë për opozitën. Në çdo vend kam përmendur numrin 9”, tha Mediu në emisionin Log.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Hajt: 05/05/2021 17:00

    Me te semes shkofshi te gjithe.

    Përgjigju
  • Pasxalis Soutas: 05/05/2021 07:25

    Po duhet bashkpunim në të mirë të Shqipërisë

    Përgjigju
  • Like: 05/05/2021 02:40

    Kokat hengshin me njeri tjetrin. Kur nuk merren vesh brenda partise ose koalicionit imagjinoni si mundet keta njerez mund te drejtojne nje shtet

    Përgjigju
  • Juli: 04/05/2021 22:49

    O zot,kur nuk do genjejne politikanet?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?