Foto ilustruese

Mos e ëndërroni lumturinë, thjesht punoni shumë për ta arritur

27 Gusht 2023, 22:57| Përditesimi: 27 Gusht 2023, 22:58

  • Share

Në “shënimet” e tij amerikane të vitit 1851, Nataniel Houthorn shkroi: “Lumturia në këtë botë vjen rastësisht. Nëse e bëjmë atë objekt të një kërkimi të qëllimtë, kjo do të na çonte në një kërkim të pashpresë për diçka të pa arritshme”.

Ky është në thelb një riformulim i “paradoksit të lumturisë” të filozofëve stoikë: për të arritur lumturinë, ne duhet të përpiqemi të mos e arrijmë atë. Studiues të ndryshëm janë përpjekur që ta verifikojnë këtë pretendim.

Për shembull në vitin 2011, studiuesit shkruan në revistën “Emotion” se në kushtet e një niveli stresi të ulët, dhënia rëndësi e arritjes së lumturisë shoqërohej me një gjendje shpirtërore më të keqe, më pak mirëqenie emocionale, dhe me simptoma më të theksuara të depresionit.

Kjo do të duket se e konfirmon paradoksin e lumturisë:pra të mendosh për të, e bën më të vështirë arritjen e saj. Por ka edhe shpjegime alternative. Për shembull, njerëzit e palumtur mund të thonë se “e vlerësojnë lumturinë” më shumë sesa që tashmë e kanë atë, ashtu siç njerëzit e uritur e vlerësojnë më shumë ushqimin, sesa ata që janë tashmë të ngopur.

Në mënyrë të veçantë, vetëm fakti që doni të jeni më të lumtur, nuk do të thotë se po përpiqeni të jeni të tillë. Mjafton të mendoni pak miqtë tuaj që ankohen çdo ditë për punën e tyre, por që nga ana tjetër nuk përpiqen asnjëherë të gjejnë një punë tjetër.

Askush nuk dyshon se ata dëshirojnë të jenë më të lumtur, por për disa arsye nuk po bëjnë atë që është e nevojshme për të përmirësuar gjendjen e tyre. Kjo nuk është ndonjë provë se ata nuk mund të bëhen më të lumtur, apo se janë dëshirat e tyre, ato që po i ulin shumë gjendjen shpirtërore.

E vërteta është se lumturia kërkon përpjekje, dhe jo vetëm një dëshirë. Në rast se nuk ndërmerrni hapa për të nisur një rrugëtim më të mirë, fokusimi vetëm tek pakënaqësia jonë, dhe dëshira që gjërat të jenë ndryshe në jetë, është një recetë për pa lumturinë.

Por nëse bëjmë një përpjekje për ta kuptuar lumturinë njerëzore, hartojmë një plan për të zbatuar atë që mësojmë në jetën tonë, kuptojmë dhe e ndajmë me të tjerët atë që kemi mësuar, lumturia do të vijë thuajse me siguri.

Kur bëhet fjalë për lumturinë dhe pa lumturinë, njerëzit e ngatërrojnë shpeshherë reflektimin mbi të njëjta gjëra me vetë-vetëdijen. Për psikologët, në rastin e parë bëhet fjalë për “mendime të përsëritura për veten”, pa përdorur njohuri të reja. Shumë studime tregojnë se kjo mund t’i përkeqësojë mendimet e këqija dhe ta thellojë depresionin, për shkak se forcon statuskuonë tonë emocionale negative.

Anasjelltas, vetë-ndërgjegjësimi –të kushtuarit vëmendje proceseve tona të mendimit – çon në njohuri dhe zbulime të reja. Një studim i fundit i botuar në Shtetet e Bashkuara nga “Proceedings of the National Academy of Sciences”, arriti në përfundimin se vetë-ndërgjegjësimi na lejon që t’i identifikojmë shpërqendrimet dhe sinjalet emocionale, dhe ta ridrejtojmë trurin tonë në një mënyrë më produktive.

Në thelb, studimi i mendjes sonë, drejtpeshimi i mënyrës për ta përmirësuar lumturinë tonë, analizon ankthet dhe konfuzionin tonë mendor, dhe i shndërron ato në plane reale për përmirësimin e jetës tonë. Për të dhënë një shembull, le të imagjinojmë sikur sapo ka mbarruar marrëdhënia juaj me dikë.

Nëse do të mendoni vazhdimisht për rrethanat e dhimbshme, sitë shihnit vazhdimisht gjithmonë të njëjtën video për orë dhe ditë të tëra, kjo është pikërisht ripërtypja e të njëjtave gjëra të së kaluarës. Por për ta thyer këtë rreth civioz, dhe për të filluar procesin e introspeksionit, është e nevojshme që ta shoqëroni kujtesën e dhimbshme me pyetje të thella. Për shembull:“A është ky një model i përsëritur në jetën time? Dhe nëse po, pse?”. “Nëse do të kisha mundësi ta rijetoja, çfarë do të bëja ndryshe?”. “Çfarë mund të lexoj për të kuptuar më mirë atë që sapo kam provuar, dhe ta përdor atë në mënyrë konstruktive?”

Vetë-ndërgjegjësimi i zhvendos ndjenjat e pakënaqësisë nga funksionet reaktive të trurit tonë tek ato ekzekutive, të cilat na lejojnë t’i menaxhojmë ndjenjat përmes veprimeve konkrete. Vetë veprimi është jetik në këtë situatë. Ekziston një anektodë e vjetër, me një burrë që i kërkonte Zotit çdo ditë që ta bënte atë të fitojë lotarinë.

Pas shumë vitesh lutje, ai më në fund merr një përgjigje nga qielli:”Ejani të më takosh” i thotë Zoti “Por bli të paktën një biletë!”. Nëse duam lumturi, të menduarit se përse nuk e kemi atë, dhe kërkimi i informacionit se si ta arrijmë atë, është një fillim i mirë. Por nëse nuk e përdorim atë informacion, është sikur të mos blejmë një biletë.

Unë e kuptoj se kjo është më lehtë të thuhet sesa të bëhet. Kur jemi të lumtur, ne inkurajohemi të veprojmë. Ndërkaq pa lumturia na nxit shpesh të izolohemi më një qoshe. Dhe mënyra për t’i luftuar të gjitha këto, është të bëjmë të kundërtën e asaj që do të dëshironim:kur jemi të palumtur, duhet të mos mbyllemi në shtëpi duke parë filma dramatikë.

Është më mirë të ushtroheni fizikisht, të telefononi miqtë në kohë nevoje, dhe të lexoni mbi lumturinë. Kështu do t’iu lindë dëshira të veproni. Pasi të reflektoni (por jo të ripërtypni të kaluarën), të mësoni, veproni dhe të merrni shpërblimin e lakmuar, është koha ajo që do të sigurojë që përfitimet tuaja të mos jenë të përkohshme.

Pra që të mos rikthehemi thjesht tek një gjendje shprese. Kryesorja është t’i ndajmë njohuritë tona të reja me njerëzit e tjerë. Kur e bëjmë këtë bëhemi më të lumtur, bindim të tjerët por edhe veten tonë. Ndarja e sekreteve të lumturisë do të na bëjë më të lumtur, sepse ky është një akt dashurie. Dhe siç e kemi mësuar tashmë, dashuria është gjeneruese:sa më shumë që jepni, aq më shumë fitoni. / “Intenazionale” – Bota.al

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?