Në përkujtimin e 76-vjetorit të genocidit mbi shqiptarët e Çamërisë, kreu i PDIU ka bërë thirrje që në këtë kohë tashmë dy popujt ai shqiptar dhe ai grek duhet të lënë pas të shikuarën dhe të jetojnë si fqinjë të mirë dhe të punojnë së bashku.
"Sot thirrja "Mos e harro Çamërinë" i drejtohet popullit grek me të cilët duam të jetojmë si fqinjë të mirë. Ne duam të kthehemi në Çamëri, ne nuk e ngatërrojmë popullin grek me bandat e Napolon Zervës. Unë sot i bëj thirrje popullit grek që të punojmë bashkë", tha Idrizi.
Shpëtim Idrizi i bëri thirrje kryeministrit të Greqisë, Mitsotakis që të merrte shembull nga i ati, i cili në 1992 në bisedime me kryeministrin Meksi në atë kohë pranoi të ngriheshin komisione mikse për çështjet pronësore në Çamëri dhe ngritjen e varrezave të partizanëve çamë të vrarë në Greqi.
"Në radhë të parë ky mesazh i drejtohet qeverisë greke që të mos bëhet bartëse e ekstremizmit grek. Dua t'i bëj thirrje kryeministrit të Greqisë, Mitsotakis, babai i tij i cili në vitin 1992 ka qenë kryeministër në Greqi, në bisedime me kryeministrin Meksi pranoi të ngriheshin komisione mikse për çështje pronësore në Çamëri dhe ngritjen e varrezave të partizanëve çamë të vrarë në Greqi. Thirrja ime për kryeministrin e Greqisë sot është, dëgjo zërin e babait", tha Idrizi.
Gjatë 'Javës Çame', Idrizi tha se nuk duhen harruar ajo që iu bë shqiptarëve të Çamërisë, pasi harresa është një vrasje tjetër për ta, ndërsa shtoi se "qarqe brenda dhe jashtë Shqipërisë janë munduar gjatë gjithë kësaj kohe që ta mbulojnë me harresë Çështjen Çame, vuajtjet, sakrificat, flijimet, do të thotë ta kthesh çështjen shqiptare të Çamërisë në një varrezë të vetëdijes kombëtare dhe të shqiptarisë".
Berisha te dha fjalen Meta te premtoi por nuk kishte mare emrin Skenderbe dhe shume te tjere dhe asgje Mbaji me rrena Camet qe te zgjollen kryetar
Përgjigju