Zëvendëskryeministri Erion Braçe

Politikë

‘Mos e ndërprit punën’, Braçe thirrje qytetarëve: Voto PS! Kemi punuar e ndërtuar vepra më shumë se kushdo tjetër në 30 vite

21 Prill 2021, 08:33| Përditesimi: 21 Prill 2021, 08:35

  • Share

Zëvendëskryeministri Erion Braçe mëngjesin e sotëm i ka bërë thirrje qytetarëve të mos ndërpresin punën dhe të votojnë për Partinë Socialiste më 25 prill.

“Kemi punuar e ndërtuar vepra më shumë se kushdo tjetër në 30 vite” shkruan Braçe, në një postim në rrjetin e tij social Facebook, ku ka përmendur punën në Divjakë, Lushnje, Fier, Patos, Roskovec e Ballash. 

Ai edhe mbrëmjen e djeshme ka renditur punët e bëra gjatë dy mandateve të fundit të Partisë Socialiste në qarkun e Fierit.

Ne Grabian, Tre Ura, Stravec e Ferras, kemi bërë shumë, më shumë se cilido në 30 vite; Beme rrugen Autostrade-Tre Ura-Grabian, Ferras, Mertish, rrugen Tre Ura-Cerme, Tre Ura-Stravec-Germenj-Divjake, Grabian-Dushk Can;

Po bëjmë rrugën hyrëse në Grabian, rrugën Dushk Can-Shenkollas-Hallvaxhias-Germenj;

Bëmë ujësjellësin e ri te Grabianit, nga puset e reja, depoja dyfish me e madhe, rrjeti teresisht i ri;

Bëmë kopshtin e ri dhe shkollën e re 9 vjeçare;

Bëmë qendrën e re shëndetësore duke shembur plotësisht te vjetrën;

Bëmë kanalizimet e ujërave te zeza e te bardha;

Bëmë kanalet vaditese te para e te dyta ne fushën e Grabianit;

Bëmë urbanizimin e një pjese të madhe te Ferrasit;

Bëmë me rruge e te arritshëm Stravecin;

Bëmë rielektrifikimin e pjesës me te madhe te Grabianit;

Bëmë rindertimin e 80% te familjeve te komunitetit rom dhe egjiptian;

Bëmë dhe ndërtuam vepra!”, rendit zëvendëskryeministri.

“Ne veç punën kemi, asgjë tjetër! Vlerësoni punën!”, shkruan Braçe.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?