Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, po vijon fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 majit, teksa ka publikuar sot (2 maj) një video-mesazh në rrjetet sociale, ku i drejtohet edhe “socialistëve të ndershëm”, duke u kujtuar se “po mbështesin një regjim që ka pasuruar një grusht njerëzish në kurriz të qytetarëve të zakonshëm”.
“Pse pranoni të trajtoheni si dele? A nuk ndjeni turp kur ata që keni votuar notojnë në para të vjedhura, ndërsa ju s’mund të bëni dot një javë pushime?”, shprehet Basha.
Ai i bën thirrje qytetarëve që të distancohen nga Edi Rama dhe të zgjedhin Shqipërinë, jo krimin dhe korrupsionin.
Mesazhi i plotë i Bashës:
“Kam një mesazh për socialistët e ndershëm—jo për ata të 7×7=313!
Pse pranoni të trajtoheni si dele? Si njerëz pa tru, që u tërheqin nga hunda? Në 2013-ën, të paktën donit të vinit në pushtet. Po kë sollët në pushtet? Kush përfitoi? Ju? Familjet tuaja? Apo Lali Eri, Saja, Ben Ahmetaj, Ilir Beqja, Ilir Meta, Gjush Dako, Ter Koka, Vis Rroshi dhe gjithë çeta e tyre? Ju u dhatë pushtetin, ata e ndanë mes kriminelëve të korruptuar, përdhunuesve dhe trafikantëve.
A nuk ndjeni turp?
Ju, që kurseni deri edhe nga buka e gojës për të arsimuar fëmijët tuaj, kur ai ua dorëzoi pushtetin banditëve! Dhe ju prapë nga pas, si dele. Rezultati? Paratë tuaja në xhepat e pushtetarëve, ndërsa ju prapë me gisht në gojë.
A nuk ndiheni të turpëruar kur i shihni ata që u keni besuar, i keni votuar duke notuar në para të vjedhura, të mykura nëpër bodrume? Kurse ju s’mund të bëni dot as një javë pushime! Ata ju vjedhin, ju poshtërojnë, ju lënë pa bukë, pa të ardhme—dhe prapë ju tërheqin pas si derrat në llucë.
Me 11 maj, tregoni që nuk jeni dele!
Shumë prej jush kanë reflektuar. Shumë prej jush e kanë kuptuar se nuk mund të vazhdojnë të votojnë për të pasuruar një grusht njerëzish dhe për të mbajtur mbi supe njollën e turpit të një grupi që u ka shërbyer vetëm të korruptuarve dhe vetëm kriminelëve.
Ju e keni në dorë, o jeni me Shqipërinë, o jeni me Edi Ramën! Nëse jeni me Edi Ramën, jeni kundër Shqipërisë, jeni kundër familjeve tuaja!”.
Komente

Degjoeni Bashen,se Ai eshte i ndershem.Ai "kure s'ka vjedhur","kurre s'ka vrare",gjithmon i "paster" e pa vese.Me sa duket,Basha e kaloi lumin dhe i lau bemat.Rrofte nastradini yne qe bashke me baban e tij shpirteror s'kane lene poshtersi pa bere kunder shqiptareve e vendit.
PërgjigjuMire saliun e kuptojm qe eshte mnga ata qe mei tanni i gjen fjalet e sigurisht nga taksirati qe e ka zene nga familja,hallrt e saj etj,e tani me lobimin e fu ndit,po shkon ta beje shurren ne dere te xhamis qe ta kerkoj te keqen nga trut e vetaqe po i lengezohen e po zhduken rrudhat.Ndersa ti LUL tu dha me hile mundesia per te treguar vehten sa zoti je dhe jo vetem qe sbere hair po tregove qe je nje tyc qe as lopet sje i zoti te ruash.,Prandaj mos prit te gjejsh medet te populli se ai e di mire se cfare CYRYKU JE.
Përgjigju