Foto ilustruese

Lifestyle

Boston/ "Mos e thërrisni ambulancën, s'kam para", kërkesa e gruas së aksidentuar

5 Korrik 2018, 08:57| Përditesimi: 5 Korrik 2018, 09:16

  • Share

Një grua e bllokuar në mes të një treni dhe platformës së tij në Boston, po i përgjërohej të pranishmëve që të mos e thërrisnin ambulancën me justifikimin se nuk kishte para për ta paguar.

A e dini sa kushton një ambulancë? Kushton 3000 $ dhe unë nuk mund ta përballoj.

Shprehej gruaja e lënduar

Sipas një gazetari të “Boston Globe”, i cili u ndodh në vendngjarje në çastin e aksidentit, gruaja u rrëzua në mes të trenit të metrosë, dhe në një hapsirë asaj i ngeci këmba. Por edhe pse kishte dhimbje gruaja dukej më e shqetësuar për mënyrën se si aksidenti do ta ndikonte financiarisht sesa nga ana shëndetsore.

Në kundërshtim me lutjet e saj, të pranishmit e njoftuan shërbimin shëndetsor, personeli i fashoi plagën gruas dhe e dërgoi në spital. Sipas tyre, edhe pse ajo nuk kishte eshtra të thyera, sërish duhet t’i nënshtrohet një operacioni.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Mandarina me pesticide, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?