Sport

‘Mos është ndonjë montazh kjo’/ Goli i Nedim Bajramit, Françesko Totti i befasuar: Po bëni shaka

16 Qershor 2024, 12:16| Përditesimi: 16 Qershor 2024, 12:30

  • Share

Goli i Nedim Bajramit, mbrëmjen e djeshme, në ndeshjen e kampionatit europian Itali-Shqipëri, në sekondën e 23-të, shënoi një rekord të historinë e futbollit europian.

Fantazisti shqiptar hyn në librin e rekordeve duke shënuar golin më të shpejtë në 17 Evropianet e zhvilluara nga UEFA.

Kjo ka lënë pa fjalë edhe legjenda të futbollit si Francesco Totti.

Në një video të bërë virale në rrjetet sociale, Totti habitet nga goli “rrufe” i Bajramit.

“Po bëni shaka”,-thotë ai i befasuar.

“Mos është ndonjë montazh kjo”,-thotë një miku i tij.

K.M/E.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?