Alketa Vejsiu dhe Albi Nako

VIP & Spektakël

“Mos gënje se të rritet hunda”, kështu i drejtohet Alketa Vejsiu koreografit të njohur

29 Maj 2018, 09:21| Përditesimi: 29 Maj 2018, 09:35

  • Share

Koreografi Albi Nako, ka qenë i ftuar mbrëmë në emisionin “Në kurthin e Piter Panit”,  ku është pyetur në lidhje me thashethemet që qarkullojnë se nëse ai dhe balerina Alba Hoxha,  janë në një lidhje bashkë.  Ai e ka mohuar të jetë në një marrëdhënie me balerinën.

Por ajo çka u vu re dhe tërhoqi vëmendjen ishte komenti i moderatores Alketa Vejsiu,  e cila iu drejtua “mos thuaj gënjeshtra se të rritet hunda”. Pas këtij komenti  Albi Nako nuk ka replikuar më me moderatoren për këtë temë.

 Le të kujtojmë që kohët e fundit koreografi dhe balerina ngritën dyshime pasi shfaqeshin në shumë vende së bashku, gjë e cila bëri njerëzit të mendojnë se ata mund të ishin në një lidhje bashkë por ende nuk është konfirmuar  asgjë.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?