Foto ilustruese

Sociale

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe temperatura deri në 14 gradë

28 Nëntor 2024, 07:23| Përditesimi: 28 Nëntor 2024, 07:24

  • Share

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat hera-herës pritet të jenë deri të dendura.

Reshjet e shiut do të bëhen prezentë në orët e pasdites fillimisht në veriperëndim të vendit e gradualisht në orët e mbrëmjes do të shtrihen edhe përgjatë vijës bregdetare dhe pjesërisht ultësirës perëndimore.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-juglindje 8m/sek, shoqëruar me dallgëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 2 deri 14°C

në zonat e ulëta 1 deri 21°C

në zonat bregdetare 6 deri 21°C

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket vendimi i qeverisë për të mbyllur me një vit Tik Tok?