Foto ilustruese

Sociale

Mos harroni çadrat, reshje shiu në të gjithë territorin

17 Mars, 07:45| Përditesimi: 17 Mars, 07:46

  • Share

Dita e sotme parashikohet të jetë me mot të paqëndrueshëm. Reshjet e shiut pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët deri mesatar. Hera herës reshje shiu në formën e shtrëngatave.

Gjatë ditës reshjet e shiut do të mbeten prezente të herëpashershme në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët, ndërsa në veriperëndim reshje shiu me intensitet deri mesatar.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 10 deri në 14 °C

në zonat e ulëta: 6 deri në  13 °C

në zonat malore: 3 deri në 8 °C

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?