Foto ilustruese

Sociale

Mos harroni çadrat! Reshje shiu në të gjithë vendin

13 Shkurt, 07:08| Përditesimi: 13 Shkurt, 07:12

  • Share

Vendi ynë sot do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.

Reshje shiu që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët, e lokalisht përgjatë vijës bregdetare deri në orët e mëngjesit reshje në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Deri në orët e mesditës reshjet e shiut do të mbeten prezentë në pjesën më të madhe të vendit por me intensitet të ulët të karakterit lokal.

Në orët e pasdites reshjet lokalizohen vetëm përgjatë relieveve malore. Në lartësinë mbi 600-700 metra në zonat malore reshjet priten të jenë në formën e dëborës me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 8m/sek, ndërsa në lugina dhe bregdet era fiton shpejtësi deri në 15m/sek, dallgëzimi në dete i forcës  2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 0 deri 11°C

në zonat e ulëta 6 deri 16°C

në zonat bregdetare 8 deri 16°C

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Arrestimi i Veliajt, si e vlerësoni qëndrimin e Ramës ndaj drejtësisë?