Foto ilustruese

Sociale

Mos harroni çadrat sot...reshje shiu në të gjithë vendin

21 Maj, 07:14| Përditesimi: 21 Maj, 07:18

  • Share

Vendi ynë të mërkurën do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime të herëpashershme kthjellimesh.

Deri në orët e pasdites vonë do të kemi reshje shiu të herëpashershme me intenistet kryesisht të ulët në një pjesë të madhe të territorit ndërsa në zonën e veriut dhe qendrës reshjet me intensitet deri dhe mesatar.

Në orët e mbrëmjes në zonën e veriperëndimit reshjet do të jenë në periudha afatshkurtra me intensitet deri dhe të lartë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe lokalisht breshër.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – juglindje me shpejtësi mesatare deri në 10 m/s, në lugina dhe bregdet era fiton shpejtësi deri në 18 m/s.

Valëzimi në det do të jetë 3 deri 4 ballë.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kalon për gjykim për dosjen Partizani, a do të ketë drejtësi?