Kronikë
Top 24

'Mos harxhoni paratë, do ju kthejmë mbrapsht', Holanda bën thirrjen e fortë për emigrantët shqiptarë (VIDEO)

7 Prill 2019, 19:41| Përditesimi: 7 Prill 2019, 22:59

  • Share

Qeveria holandeze i ka bërë një thirrje të drejtpërdrejtë të gjithë shqiptarëve që duan të emigrojnë në vendet europiane në mënyrë të paligjshme.

Ministri i Shtetit për Drejtësinë dhe Sigurinë Mar Harbers ka dalë në terren ku ka realizuar një video me të cilën autoritetet holandeze i bëjnë thirrje emigrantëve që të mos tentojnë të bëjnë emgracion të paligjshëm në vendet europiane pasi tashmë janë marrë  masa për ndalimin e tyre.

Sipas Harber këto masa janë shtrirë në bashkëpunim edhe me Francën dhe Belgjikën. Në fjalën e tij ai i drejtohet edhe shqiptarëve duke thënë se emigrantët do të kapen dhe të kthehen në vendin e tyre të origjinës siç është Shqipëria. Në thirrjen e tij ai thotë: Këtu do t'ju kapin dhe ne do t'ju përcjellim mbrapsht me avionin e radhës sa hap e mbyll sytë.

 

Ai tha se ky aksion ka për qëllim të parandalojë trafikimin e qenieve njerëzore.

Video është e përkthyer edhe në shqip dhe është shpërndarë edhe nga faqja e amasadës holandeze në Tiranë.

Komento

Komente

  • Bimbashi: 08/04/2019 01:36

    Po ca plerash qe jane kta. Po si mund ta quash emigrim te pa ligjem kur e drejta per te kerkuar azil i takon cdo njeriu

    Përgjigju
    • Fredi: 08/04/2019 09:49

      Nga individë si ty vuajmë ne të tjerët.. Si bimbash anadollak që je, nuk e paske kuptuar çdo të thotë azil dhe kur nuk mund ta kërkosh atë. Prandaj ngrihu mblidh leckat dhe syrgjyn në anadoll kërko azil tek bimbashët!

  • Sondazhi i ditës:

    Operacioni Ura, si e vlerësoni punën e SPAK ndaj grupeve kriminale?