Kryeministri Edi Rama

Politikë

“Mos i dëgjo ata që të bëjnë lajka”, Rama kapet me qytetarin: Jetoj me hallet e njerëzve, mos ma ki merakun…

17 Gusht 2018, 22:56| Përditesimi: 17 Gusht 2018, 23:02

  • Share

Kryeministri Edi Rama në vijim të postimeve në rrjetet sociale, ka zgjedhur të replikojë me disa nga komentuesit që ndajnë me të opinione, kritika e lëvdata.

Në postimin e mëngjesit të sotëm, Rama kishte zgjedhur të përshëndeste qytetarët dhe ndjekësit me pamjet nga parku kombëtar Divjakë-Karavasta, ndërkohë që një qytetar i shkruan kryeministrit se këto pisha kështu kanë qenë gjithmonë, edhe para se në pushtet të vinin socialistët.

Rama s’ka ngurruar t’i kthejë përgjigje, ku mes të tjerash i thotë komentuesit se ai jeton me hallet e njerëzve dhe jo me lajkat e tyre.

Replikat:

Komentuesi: Kështu kanë qënë këto pishat kur i filmoje nga lartësia edhe para se të ishe ti kryeministër. Mos shih e dëgjo ata që të bëjnë lajka e furça se një burrë i mençur nga anët tona thotë:
"Mos i mer shumë për bazë lajkat dhe mburrjet që të bëjnë kur je me pushtet; sepse thotë babai im nga ato vdiq".

Rama: vertete eshte qe keto pishat keshtu kane qene, po sic u nisen te priten edhe mund te mos ishin me, e para! E dyta ne park nuk degjoheshin me zogjte se ishin bere fertele nga gjahtaret dhe sot parku eshte plot me speciet e rikthyera, pas ndalimit te gjuetise! E treta, pishat keshtu ishin e vertete, po sot parku eshte plot me turiste e vizitore fale shume nderhyrjeve qe jane bere, perfshire edhe kete kullen ekologjike, e cila u pelqen s’u pelqen disave ketu, eshte bere nje nga atraksionet me te medha per vizitoret. 

Replikat në Facebook

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?